Zbulohet pema më e vjetër në botë, del në dritë pas 20 milionë vitesh

Një zbulim i papritur, por vërtet i rëndësishëm, për arkeologët por edhe për botanistët dhe të gjithë ata që merren me dinamikat historike të planetit tonë.  

Një trung gjigant, rreth 20 metra, i paprekur, me trungjet dhe gjethet ende përreth, shpesh herë të shkrira si basoreliev me shkëmbinjtë ku janë mbështetur rreth 20 milionë vite më parë, gjatë një shpërthimi vullkanik.

I mbuluar nga hiri vullkanik, pema e një specie ende të paidentifikuar ka pushuar dhjetëra milionë vite poshtë “mburojës” së saj në ishullin grek Lesbo, dhe doli në dritë rastësisht pas disa punimesh rrugore.

Vendndodhja është e njohur nga arkeologët, që kanë gjetur bimë dhe trungje të ndryshme të ngurosura, por asnjëherë nuk ishte gjetur një gjetje me këto dimensione.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një gjetje unike, në gjendje fantastike, nga studimet e mëtejshme do të zbulojmë llojin e bimës por edhe dinamikat botanike të asaj epoke të largët”, deklaroi Profesor Nikos Zouros, drejtori i punimeve dhe i Muzeut të Historisë Natyrore në Ishull.