Zbulohet se për çfarë shërben xhepi i vogël i xhinseve

A keni menduar ndonjëherë se për çfarë duhet xhepi i vogël te xhinset? Dizajni ka lindur që në shekullin XIX dhe ka vazhduar të respektohet deri në ditët e sotme, me njerëzit që nëse i pyet, nuk dinë të përgjigjen se çfarë duhet të mbahet aty.

Disa fusin çelësat ose monedhat, por në fakt ai xhep nuk është për këtë punë. Ai xhep i vogël, i padobishëm në ditët e sotme, përdorej për të mbajtur orën.

Për “Insider”, historiania Tracey Panek shpjegoi: “Janë krijuar për herë të parë në vitin 1873, në mënyrë që njerëzit të fusnin orën. Ky xhep nuk është në pantallonat e kostumeve, pasi supozohet që ajo orë, kur vesh kostum, mbahet në xhaketë”.

Por, pse vazhdon të krijohet xhepi i vogël në xhinse, kur sot nuk ka përdorim praktik? Sipas Panek, markat e xhinseve e ruajnë këtë xhep për të respektuar traditën e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";