Zeus, qeni më i lartë në botë

Një qen i racës danez është kurorëzuar si më i larti në botë nga Libri i Rekordeve “Guinness”. Qeni dyvjeçar, i quajtur Zeus, jeton ne Bedford Teksas dhe është 1,046 metra i lartë. Ai e mori zyrtarisht titullin më 22 mars, pasi lartësia e tij u konfirmua nga veterineri që kreu matjet.

Pronarja, Brittany Davis, thotë se ajo gjithmonë ka ëndërruar të ketë një qen të kësaj race, dhe ta quajë Zeus, prandaj u lumtura së tepërmi kur vëllai i bëri dhuratë një këlysh vetëm 8-javësh. Edhe pse fillimisht pati dyshime për ta rritur qenin, për shkak të madhësisë, tani thotë se ka rënë në dashuri me të.

“Që kur e kemi marrë në fillim ai ishte i madh, edhe si këlysh”, tha Davis për “Guinnes”. Në dietën e tij përfshihen 12 tasa me ushqim për kafshët, por edhe vezë të skuqura dhe mish. Por Zeusit, thotë Davis, i pëlqejnë më shumë se gjithçka kubet e akullit.

Sipas “American Kennel Club”, shoqatës që mban regjistrat e qenve të racës, ky lloj qeni gjigant vjen nga qentë e gjahut të epikës së Mesjetës. Edhe pse janë kolosë të vërtetë, ky tipar i bën më të brishtë dhe zakonisht jetojnë më pak se racat e tjera të qenve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas “Guinness” edhe qeni më i lartë i regjistruar ndonjëherë, ishte një danez i quajtur Zeues, i cili ishte 1,118 metra i lartë.