
Një adoleshent i cili kishte pothuajse një vit në koma, është zgjuar pa ditur gjë për pandeminë që ka përfshirë botën, edhe pse është infektuar dy herë me Covid-19.
19-vjeçari anglez Joseph Flavill u përplas nga një makinë në 1 mars të vitit të kaluar, 3 javë përpara se Britania e Madhe të niste karantinën.
Që nga ajo kohë, ai ka kaluar 11 muaj në koma. Gjatë këtyre muajve, është infektuar dy herë me Covid-19 dhe është shëruar në të dyja rastet.
“Javët e fundit ka nisur të komunikojë me njerëzit duke mbyllur sytë e duke qeshur pak. Kur i themi, arrin të ngrejë edhe dorën. Po përparon mirë dhe ne duhet të jemi pozitivë”, shprehet tezja e tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";