Zonjat e para të Shtëpisë së Bardhë, shfaqen në Uashington portretet më domethënëse
By
Jill Biden është zonja e parë e 46-të e Shteteve të Bashkuara. Galeria Kombëtare e Portreteve në Uashington u kushton një ekspozitë zonjave që i paraprinë.
Shtëpia e Bardhë ka tashmë një pronare të re. Është Jill Jacobs, gruaja e Joe Biden që nga viti 1977, zonja e parë italo-amerikane e Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu e para që nuk do të lërë punën e saj (ajo është mësuese), ndërsa bashkëshorti do të jetë në zyrën më të rëndësishme të botës.
Përkrah burrave të tyre. Shpesh të harruara dhe gjithmonë në prapavijë, gratë që kanë zgjedhur të qëndrojnë përkrah presidentëve të SHBA-së janë tani dhe deri më 23 maj në qendër të vëmendjes në ekspozitën e Portretit Kombëtar ” Every Eye is Upon Me: First Ladies of the United States“. Galeria e Uashingtonit. Janë të gjitha atje, që nga pionierja Martha Ëashington te Michelle Obama, zonja e parë afro-amerikane, mbesë e skllevërve si ata që familja Uashington kishte në plantacionin e tyre në Virxhinia, te zonja e parë në ikje Melania Trump, një ish-modele sllovene.
Ekspozita është një paradë e më shumë se 60 portreteve të grave të para të Amerikës, ka 45, por për secilën ka më shumë imazhe, të cilat edhe vetëm me zgjedhjen e veshjes dhe pozës së marrë, zbulojnë shumë nga personalitetet e tyre dhe të këtij statusi unik në evolucion të vazhdueshëm.
Martha Jefferson Randolph (zonja e parë nga 1801 në 1809). “Patsy” Jefferson ishte në të vërtetë vajza e madhe e Presidentit Jefferson dhe ishte përkrah tij si zonjë e parë në dy periudha të presidencës së tij, pasi ishte i ve. Jo gjithmonë, në fakt, presidentëve të parë u bashkuan gratë, por edhe vajzat ose motrat. Patsy ishte e martuar, por qëndroi afër babait të saj deri në vdekjen e tij në pronën e familjes në Virxhinia. Kur ajo u portretizua, babai dhe burri i saj kishin vdekur. Kjo është arsyeja pse ajo është e veshur me të zeza dhe ka një shprehje kaq serioze.Mary Lincoln (1861-1865). E rritur në një familje të pasur në Kentaki, Mary Ann Todd kishte ambicie shumë të forta politike. Por ajo ishte një grua dhe nuk mund t’i kultivonte ato. Martesa me Linkoln e lejoi atë të hynte në fushatë duke u lidhur me burrin e saj kurajoz. Ajo dëshironte aq shumw të ishte një zonjë e parë, saqë kur hyri në Shtëpinë e Bardhë shumë e gjykuan atë si perandorake dhe bindëse. Mary, në këtë fotografi që shërbeu si kartëvizitë, është me një fustan elegant mbrëmje, i cili zbulon pozicionin e saj të lartë shoqëror të origjinës.Edith Roosevelt (1901-1909). Edith Kermit Carow theu traditën duke u kujdesur për një rinovim të madh të Shtëpisë së Bardhë dhe ndërtimin e Krahut Lindor, me një zonë zyrash të dedikuara për zonjat e para. Ajo gjithashtu rriti gjashtë fëmijë, dhe të qenit nënë e një familjeje me shumë fëmijë gjithashtu ndihmoi në modernizimin e rolit të saj. Në këtë pikturë nga një prej artistëve më të kërkuara të portretit të kohës ajo është me vajzën e saj Ethel.Mamie Eisenhower (1953-1961). Mamie Geneva Doud solli stilin e saj goditës dhe aftësitë e arredimit në Shtëpinë e Bardhë. Rrobat e shkurtra dhe ngjyra e saj e preferuar, e quajtur Mamie pink, u bënë shpejt të njohura. Pink është gjithashtu fustani në foto që vihet re në betimin e burrit të saj. Mamie ishte shumë e njohur për njerëzit dhe mediat, sepse ajo përfaqësonte gruan tipike të bardhë, të klasës së mesme, e cila u kthye për t’u kujdesur për familjen dhe shtëpinë pas tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore.Nancy Reagan (1981-1989). Nancy Davis ishte këshilltarja më e afërt dhe mbrojtësja më e ashpër e karrierës politike të burrit të saj gjatë rrugës së gjatë nga Hollywood deri në presidencë. Si zonjë e parë ajo punoi shumë në luftën kundër drogës, duke arritur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Veshja që ajo mban në portret, të cilën ajo e përshkroi si Reagan Red, doli në kopertinën e Times Magazine në 14 Janar 1985 me titullin White House Co-Star.Hillary Rodham, gruaja e Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara Bill Clinton, është kritikuar për ambiciet e saj politike dhe ndikimet e saj në institucion. Gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë, ajo u përpoq pa sukses të miratojë një reformë të kujdesit shëndetësor amerikan dhe rezistoi stoikisht, kur burri i saj u fajësua për gënjeshtra për një çështje erotike. Ky portret i profilit është pikturuar në vitin 2006 dhe tregon një grua të sigurt në vlerat e saj.Michelle Obama (2009-2017) Michelle LaVaughn Robinson, një nga zonjat e para më të reja në historinë amerikane dhe afro-amerikanja e parë, që hyri në Shtëpinë e Bardhë me dy vajzat e saj, pasi la një karrierë të shkëlqyer ligjore. Michelle ka nisur fushata të rëndësishme, të tilla si Let’s Move, Reach Higher, Let Girls Learn, që synojnë veçanërisht djemtë dhe ka mbështetur kauzën e qasjes së barabartë për gratë për të punuar. Artistja zezake që zgjodhi për portretin e pikturoi lëkurën e saj me gri për të tejkaluar ndryshimet racore sipërfaqësore. Një kuriozitet: motivet e veshjes bëjnë homazhe për jorganët e bërë nga një grup grash në Alabama, shumë prej të cilave rrjedhin nga ish-skllave.