“Zyrë…në parajsë”, 52-vjeçari lë jetën e zhurmshme të qytetit dhe bëhet CEO i ishullit në Britani

Craig Senior, nga Rotherham la jetën e zhurmshme të qytetit dhe nisi punën si CEO në ishullin Herm në vitin 2019. Ishulli gjendet në kanalin e La Manshit, në veriperëndim të Francës dhe në jug të Anglisë.

52-vjeçari u përzgjodh mes 280 kandidatëve, ndërsa puna e tij është të sigurohet që ishulli “të jetë komercialisht i qëndrueshëm, sidomos financiarisht”.

Të ardhurat kryesore për këtë ishull vijnë nga turizmi pasi pamjet janë vërtet përrallore.

I rrethuar nga dete magjepsëse, ishulli i Herm i ofron mundësi të pafundme turistëve për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por fatkeqësisht ishulli prej kohësh nuk po sjell të ardhura të mjaftueshme, ndaj mbështetja shtesë nga John Singer dhe gruaja e tij Julia, të cilët morën me qira Herm 12 vjet më parë si pjesë e një marrëveshje 15 milionë dollarë me Shtetet e Guernsey, është shumë e nevojshme.

Por, Senior vazhdon t’i mbajë lart shpresat dhe shprehet se fëmijët e tij dhe gruaja janë shumë të lumtur. Madje kur e pyesin, Senior shprehet se zyra e tij ndodhet në “parajsë”.