10 arsye pse Berisha duhet shpallet kryetar i PD në 13 qershor dhe mos fshihet më, pas emrit të Lulzim Bashës?

Nga Kreshnik Spahiu

Sali Berisha nuk u shpall non-grata nga Amerika, s’e ka bërë ca lekë, apo se është milioner, pasi të korruptuar janë miliona dhe miliona zyrtarë në gjithë botën por:

Sali Berisha u shpall non-grata për dy arsye:

– Ka ngritur sistem dhe mekanizëm korrupsioni dhe abuzimi për pasurimin e familjes, aleatëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Ka ngritur nje rrjet dhe mekanizëm agresiv dhe mafioz që me një fjal “goje” kontrrollon dhe minon sistemin demokratik dhe politik në Shqipëri.

Këto 8 vitet e fundit janë më të errëtat e historisë politike sespe Berisha ndryshe nga 22 vitet e tjera, nuk pati burrërinë t’i drejtonte gjërat vetë, por inskenoi t’ja faturonte Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha hidhte gurin dhe fshihte dorën.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha nuk ishte kryetar por kumbar i opozitës shqiptare, por edhe i Presidencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto 8 vitet e fundit ai e menaxhoi opozitën me mekanizmat e një organizate mafioze, ku padrino nuk e ka emrin e tij në administrimin e bizneseve, por i vendos ato në emër të tjerve.

Këto 8 vitet e fundit ai mori peng opozitën dhe me emrin e Lulit pastroi dhe largoi çdo personalitet.

Këto 8 vite ai deformoi totalisht misionin historik të Partisē Demokratike, e cila u krijua nga studentët dhe fryma perendimore, në një parti totalisht anti-amerikane.

Këto 8 vite ai mbajti në Parlament vetëm ata që ishin ortakë dhe u pasuruan në biznese së bashku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto 8 vite ai shkatrroi edhe pluralizmin politik, duke djegur gjithë opozitēn në Parlament vetëm sepse familja e tij nuk kalonte dot oqeanin Atlantik.

Ambasadorët e SHBA dhe BE u detyruan ta bojkotonin çdo takim me Berishēn nē 3 vitet e fundit, jo sepse ai ishte i korruptuar, por sepse ai nuk lejonte Bashën të ishte kryetar real.

Ambasadorët zhgēnjeheshin nga çdo takim me Bashën sepse ai s’merrte dot asnjë vendim pa i dhënë leje padrino.

Perëndimi po përballej me një organizatë që kishte humbur funksionet dhe misionin politik që u ndërtua.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sali Berisha dje deklaroi se: “Nuk do lejonte që Shqipëria, të bëhej shtet i 51 i SHBA dhe s’mund qeveriset nga një guvernatore amerikane si Yuri Kim”

Berisha dje kërcënoi Amerikën se do mbrohej nga Franca duke e mbyllur karrierën atje ku e filloi misionin e tij anti-shqiptar në Paris.

Berisha dje deklaroi se nuk ka asnjë ndikim në vendimet për bojkot zgjedhjesh, djegie mandatesh etj.

Kjo është paburrëria e Sali Berishës, që dështimet ja faturon Bashës dhe sukseset vetes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai e mban Bashēn kryetar sepse ego e tij nuk e pranon humbjen.

Ai e mban Bashën kryetar sepse ai ishte përgatitur që ta përdorte si kamikaz kundër Amerikës

Ai e mban Bashën kryetar si një mburojë anti-plumb që ta marr ai goditjen dhe “plumbat” i pari.

Ai e mban Bashën kryetar sepse Perëndimi nuk ja pranon që ai t’ja kaloj fëmijëve të tij drejtimin e opozitës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai e mban Bashën kryetar, sepse ky i fundit bën çdo gjë çfarë duan fëmijët e Berishës.

Për këto arsye akti i fundit burrëror që mund të bëjë Berisha është ta rishpall veten kryetar të Partisë Demokratike dhe të marrë përgjegjësinë e  një sfide të hapur kundër amerkianve në Shqipëri.

Është koha që ai dhe familja e tij gjysëm serbe të kthehen në origjinë.

Është akti i fundit burrëror që mund të bëjë para vdekjes politike dhe ç’burrërimit historik qē i bëri Amerika.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai duhet ta varrosë edhe partinë në emër të tij dhe jo me testament brenda familjes apo krushqisë……

Boll aktrove dhe bëre teatër….