Nga Eduard Zaloshnja

Politikanët rreth Ramës, rreth Bashës, e rreth Berishës betohen çdo natë nëpër studio televizive se kandidatët përkatës do t’i fitojnë të gjashta bashkitë më 6 mars. Domethwnw, në qoftë se këto betime televizive materializohen, i bie që në 6 bashkitë do të kemi 18 kryebashkiakë pas 6 marsit …

Hiperbolizimi është një fenomen i zakonshëm në garat elektorale nga politikanët që duan t’i galvanizojnë përkrahësit e tyre. Por edhe hiperbolizimi elektoral ka një kufi – si çdo fenomen tjetër!

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Durrës, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Dibër, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Lushnje, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Vorë, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e një kandidati opozitar në Rrogozhinë, kur votat opozitare duken të ndara në dy pjesë në atë bashki.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe së fundmi, nuk mund të pretendohet me siguri fitorja e kandidates socialiste në Shkodër, kur historiku elektoral 30-vjeçar nuk ka regjistruar asnjë fitore të majtë lokale në atë bashki…