minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

21 janari sipas Ndrea Prendit

0

Nga Ilir Metaj

21 janar 2011, mbrëmje.

Pavarësisht se është janar, plumbi gati-gati po plas vape brenda krehërit, ajri sa vjen e bëhet më i nxehtë aty, i zë frymën…

Nuk duron më, lëviz përpara dhe, pas një dialogu të shkurtër (por urdhërues ), e bind këmbezën të shkrepet vetë.

Advertisement

Ja tek lëshohet më në fund në ajrin e ftohtë të mbrëmjes së janarit, i lirë, i freskët, i fuqishëm, fishkëllues… Për ku? E ç’rëndësi ka për ku? E ka veten në dorë të zgjedhë…

Papritur dëgjon ta thërrasin. Një zë melodioz, fëshfëritës, tundues….Pema përballë ka ngritur dorën-lëvozhgë lozonjare dhe kërkon autostop. Hmmm, jo e keqe kjo pema… Pse jo?

Një frenim i vrullshëm dhe ndalon përpara saj. Përkulet me finesë si një gentelplumb i vërtetë. Nxehtësia e buzëve të tij përfshin lozonjaren e flashkët teksa matej të pëshpëriste “oh, sa romantik”.

Dhe e merr me vehte. Për ku? E c’rëndësi ka. “Sot do prekim lumturinë”, është mendimi i fundit që e gudulis.

Advertisement

Nisën fluturimthi rikoshet. Ai i nxehtë si ferri, ajo e freskët si parajsa.

“Take me down to the paradise city

Where the grass is green and the girls are pretty..”- Guns N’Roses

(“Me merr me vete në qytetin e parajsës

Advertisement

Ku bari është jeshil dhe vajzat te mrekullueshme…”)

Po nuk e mbaron dot vargun. Diku përplaset gabimisht. Drita shuhet. Mish i fortë… det i kuq. Një njeri i del përpara dhe ja ndërpret atë pa mëshirë.

Madje, i ndalon të dy, sëbashku me lëvozhgën e vogël, pa i lënë të fluturojnë në krahët e ëndrrës. Ç’kërkoi ky njeri që u zuri rrugën?! Ç’pati vallë që i ndërpreu romancën e jetës ?! Pffff çfarë fatkeqësie…

Kjo është or Ndre, kjo… Ke të drejtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit