77 mandate PS-ja?

Nga Eduard Zaloshnja

“Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin rendor të kandidtatit socialist me numrin rendor të partive të tjera në fletën e votimit”, tha Rama gjate konferencës së sotme për shtyp.

Mundt ë jetë e vërtetë, por nuk mund të verifikohet zyrtarisht kjo hipotezë e Ramës. Ajo që mund të verifikohet zyrtarisht, përmes të dhënave zyrtare të votave në KQZ (që po vërteton se numërimi, të paktën, ka qenë i saktë), është se PS-ja mori mbi 104 mijë vota TË VLEFSHME më shumë se ç’i duheshin për të siguruar 74 mandatet që mori (shihni tabelën shoqëruese).

Konkretisht, në qarkun Tiranë, ajo mori 21,715 vota më shumë se ç’i duheshin për 8 mandatet që mori. Për një grusht votash, do të kishte kapur mandatin e 19-të…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qarkun Elbasan, ajo mori 20,078 vota më shumë se ç’i duheshin për 18 mandatet që mori. Për një grusht votash, do të kishte kapur mandatin e 9-të…

Në qarkun Dibër, ajo mori 14,232 vota më shumë se ç’i duheshin për 2 mandatet që mori. Për një grusht votash, do të kishte kapur mandatin e 3-të…

Për qarqet e tjera shihni tabelen.

  Mandatet e PS-se  Mori me shume vota TE VLEFSHME se ç’i duheshin per mandatet qe siguroi
SHQIPERIA 74                                               104,300
SHKODER 3                                                   6,694
KUKES 1                                                   5,832
LEZHE 3                                                   5,021
DIBER 2                                                 14,232
DURRES 8                                                   1,084
TIRANE 18                                                 21,715
ELBASAN 8                                                 20,078
FIER 9                                                   8,412
BERAT 5                                                      385
KORCE 6                                                   9,585
GJIROKASTER 3                                                   3,598
VLORE 8                                                   7,618

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";