
Nga Ilir Metaj
Të ndash jetën me të tjerët! A e kanë bërë socialistët këtë?
Mendoj se e kemi bërë çdo ditë: kur kemi synuar drejtësi, kur kemi ndërtuar rrugë nëpër male, kur kemi zgjuar qytete nga hiri, kur kemi qarë me të lënduarit, kur kemi ngulur grushtet në tokë per t’u ringritur bashkë, edhe kur jemi turpëruar nga kritikat.
Vështirësitë bëhen më të lehta kur i ndan me të tjerë.
Gëzimi bëhet më imadh kur e ndan me të tjerë.
Hapat behen më të sigurtë kur i bashkon me të tjerë.
Ne e jetojmë jetën kështu, me njeri-tjetrin.
Po a e kemi bërë aq mirë sa duhet?
Jo! Sepse kur ecën përballe erës ca forca harxhohen të mos shkosh mbrapsh e të tjera të ecësh përpara.
Mund të ecnim më shumë pa ato furtuna që të dolën përballë apo midis.
Ama kemi ecur përpara si asnjëherë më parë!
Dhe çdo ditë mësojmë se si të ecim më shpejt.
Mësojmë se çfarë e bën shoqërinë të bëhet më mirë.
Sapo e mësojmë këtë, përgatitemi për betejat e rradhës.
Se gjërat e mira nuk vijnë kurrë vetiu.
Ato vetëm fitohen!