A po ndjek Ilir Meta programin politik që shpalli në 2017-n?

Nga Ylli Pata

Gjuha e ashpër e Ilir Metës për çështjen e listave të hapura, në krahasim me sjelljen e liderit të opozitës Lulzim Basha, po komentohet në mënyra të ndryshme, por të gjitha konsistojnë në drejtimin që presidenti do të ketë protagonizmin e tij tek “populli i opozitës”, por edhe po bëhet gati të “zbresë në fushë”.

Në fakt, ashpërsia e Ilir Metës është një lajtmotiv i Presidencës së tij që në vitin 2017.

Një lajtmotiv, të cilin ai e ka shpallur si “program politik”, menjëherë sapo u zgjodh President dhe shpërtheu në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 4 viteve më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meta deklaroi atëherë se nuk do të jetë “noter” i Qeverisë, se dekretet e tij do të ishin instrumente sulmi dhe jo një logjikë institucionale, që do të jetë njeriu që do ta kundërshtojë më fort Edi Ramën se të gjithë etj, etj.

E gjithë performanca e presidentit pra, është një panoramë e një skenari, të cilin ai vetë, pas zgjedhjes në krye të shtetit e ka bërë publike.

Natyrisht që kjo ashpërsi ka ardhur duke u përshtatur me aktualitetin politik, ku herë pas here ka negocuar e bërë kompromis me mazhorancën dhe vetë Edi Ramën.

Por për të parë e analizuar këtë konflikt, duhet ardhur në origjinën e tij, atëherë kur Meta shpalli programin e tij të “luftës pa kompromis ndaj Edi Ramës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ashpërsi nisi mëngjesin e 18 majit 2017, kur Edi Rama dhe Lulzim Basha bënë marrëveshjen e famshme për të hyrë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Marrëveshje që Ilir Meta nuk e donte, pasi skenari i tij ishte krejt ndryshe, i përgatitur me kujdes kur ishte në aleancë me Edi Ramën, e opozita ishte në çadrën 4 mujore në bulevard.

Ilir Meta e deklaroi hapur, kur në postin e kreut të Kuvendit tha se ishte gati për të ikur nga qeveria për t’u futur në çadrën e PD-së.

Nga qeveria nuk iku, madje u bë edhe president, por menjëherë pas paktit Rama-Basha, shkoi e u takua demonstrativisht me Sali Berishën për të shpallur polin politik të përbashkët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një pol politik që synon të rrëzojë Edi Ramën dhe jo ta mundë në zgjedhje. Pasi detyrën dhe mundësinë për ta mundur Edi Ramën në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili si lider i opozitës ka të gjitha tagret për të bërë koalicionin, për të hartuar listat dhe natyrisht për të bërë marrëveshje me mazhorancën.

Këtu Ilir Meta nuk është pjesë, e kjo situatë natyrisht nuk i shkon përshtat një politikani, i cili ka qenë determinant në 30 vitet e fundit.

Në vitin 2005, Meta ka qenë jetik për riardhjen e Sali Berishës në qeveri, duke i hequr PS-së vota në të gjitha zonat e mazhoritarit, që ishte fatale për Fatos Nanon.

Në vitin 2007, Ilir Meta ishte determinant për fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e para si kryetar i PS-së, pra zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2007.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pakti Rama-Berisha e bëri Ilir Metën “panevojshëm”, ndaj dhe ai luajti fort jo vetëm duke i dalë kundër ndryshimeve kushtetuese, por aleanca e tij me Sali Berishën në 2009 e ktheu fuqishëm në lojë si kingmaker.

Në 2013-n, edhe pse Edi Rama e kishte shpallur armik, po ashtu edhe Meta atë, lidhën marrëveshjen e bashkëqeverisjes që e fuqizoi edhe më shumë kryetarin e LSI-së.

Por nga 2017-a, gjërat duket se kanë ndryshuar; dhe Ilir Meta kërkon t’i përshtatet këtij ndryshimi duke mbajtur pozicionin që ka pasur që kur e themeloi LSI-në.

Ndaj po e nxit PD-në që të mos bëjë marrëveshje me Edi Ramën për të përshtatur ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çështja e pozicionimit për listat e hapura, apo deklarata “nëse nuk i bëni, largohuni” është më shumë një instrument politik i qëllimit që Meta ka për të realizuar, e qëllimi për të është rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti.

Jo mundja në zgjedhje, kjo as i mjafton e as i garanton gjë Ilir Metës.

Ndaj ka dekoruar për herë të satën Avni Rustemin. Ai është në kërkim të një “atentatori politik”….

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";