Nga Kreshnik Spahiu

Berisha këto ditë do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandojë sërish partinë.

Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur, por në të vërtetë do jetë sërish kryetar.

– Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga Presidenca.

– Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president në 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.

Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik.

Ashtu bëri edhe në 2013, sikur u largua.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund të largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.

Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqipēri kryetari i partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.

Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.

Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Amerikanët mund ta largojnë Sali Berishēn nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike.

Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet”

Ruajeni këtë mesazh si provë…..

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";