ANALIZA/ Në kërkim të kohës së humbur: Berisha non grata, po berishizmi?

Nga Met Dervishi

Sado që shmanget nga analiza e paneleve  të opinionistëve, të cilët, me ndonjë përjashtim, gjatë këtyre viteve kanë mësuar të orientohen pro apo kundra, shpallja e z. Berisha non gratta nga departamenti i Shtetit ka krijuar kushte të përshtatshëme  për ndarjen njëherë e mirë të shoqërisë sonë nga berishizmi e nga kulti i individit. E cila, nëse ndodh, do të jetë në të njëjtën kohë dhe ndarje nga tranzicioni.

Po ç’është berishizmi? Termi është krijuar për analogji me termin “enverizëm” . Pa shumë shpjegime,  berishizmi është drejtimi me stil enverist i një partie në një kontekst demokracie e pluralizmi.

Një parantezë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tridhjetë vjet më parë vërtet që ne e rrëzuam diktaturën, por s’kish se si të mos i  paguanim haraçin traditës së partisë  së Punës, nga mënga e së cilës doli lidershipi i  ri i dy partive, strukturat drejtuese, por dhe pjesa me madhe e anëtarësisë së tyre. Megjithatë situata nuk ka qenë kaq monolite dhe uniforme.

Qysh nga mesi i viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar kristalizohen dy rryma të fuqishme në partinë e Punës: ajo konservatore që, do të ngurtësohej në përvojën staliniste, dhe ajo liberale, që e mbante një sy nga Perëndimi. Në fillimin e viteve 90’, që qe dhe fundi i diktaturës, z. Berisha, që do të bëhej kryetari i partisë së parë opozitare  ishte një komunist konservator, kurse z. Nano, i partisë socialiste, ishte një komunist “liberal”.

Fakti që z. Berisha qe një komunist konservator, por që qe dhe drejtuesi i një partie opozitare që mori pushtetin do të ndikonte në mënyrë të pakthyeshme jo vetëm  fatin e partisë demokratike , por krejt realitetin shqiptar gjatë këtyre tridhjetë vjetëve.

Statuti i parë, zhgënjimi i parë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia demokratike nisi si një lëvizje antikomuniste dhe qe e frymëzuar edhe për ngritjen e një partie të një tipi të ri europian. Statuti dhe programi i parë  i saj u  hartuan nga një grup pune, ku natyrisht dominonin “liberalët” , me në krye Gramoz Pashkon. Modeli qe ai anglosakson, me një kryetar me dy mandate, etj. etj., por pas dështimit të Referendumit të vitit 1994’,  ai do të fshihej nga memoria e demokratëve dhe do të zëvëndësohej me shpejtësi me praktikën që ne sot, për eufemizëm , e quajmë berishizëm.

Qysh atëhere statutet janë trukuar vazhdimisht sipas nevojave të momentit, po asnjëherë nuk janë respektuar.

Modeli berishist i lidershipit: Debati dhe diktati

Në fillimet e veta, nën inercinë e vrullit antikomunist, Pd-ja qe një shpresë se më në fund do të kishim dhe ne një parti europiane të forumeve, votës  dhe debatit. Zhgënjimi do të vinte shumë shpejt dhe dora-dorës që kontrollohej nga z. Berisha, ajo, nga parti  e debatit degradoi në parti të diktatit. Njëlloj si partia e Punës, në vend të forumeve të debatit , konkurencës, alternativave ringriti kullën e kultit të individit dhe fabrikën e prodhimit të armiqve të vet, të cilët do t’i çonte deri në prag të linçimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kishte dhe një fakt të dhimbshëm. Kur konstatohej në nivele të dyta e të treta që po ktheheshim te praktikat enveriste, gjendej sakaq  racionalizimi: jemi parti e djathtë dhe kemi lider karizmatik. Por askush nuk kishte guximin të thoshte që liderët karizmatikë perëndimorë nuk prodhojnë armiq e tradhtarë  po debat, propozime e vendime, me votë.

Votimi në parti

Statuti i parë i PD-së sanksiononte që gjithë strukturën drejtuese e zgjedh anëtarësia nga seksioni më i thjeshtë e deri te nivelet më të larta, sipas parimit nga poshtë –lart, me delegim. Por, që në përplasjet e para me konkurencën në kryesinë e Pd-së e grupin e deputetëve, ku kishte dhe një Gramoz Pashko apo një Abdi Baletë, një Neritan Ceka apo një etj. etj., parimi demokratik nga poshtë –lart do të zëvëndësohej me parimin enverist me porosi nga lart me votim nga poshtë.

Që atëhere te PDd-ja nuk ka pasurasnjëherë votime të drejta dhe të ndershme, por kandidatë fiktivë, e diktat nga lart- poshtë. Nëpërmjet këtij mekanizmi, fillimisht berishizmi do të shkatërronte karrierën e z. Selami dhe do të vijonte më vonë me shkatërrimin e karrierës së dhjetra e qindra demokratëve që shpresonin në vlerat europiane të partisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Uria staliniste e z. Berisha për të kontrolluar me dorë të hekurt strukturën drejtuese të degëve e nëndegëve të partisë nuk njeh kufi. Falë dhe një memorieje fantastike, ai do të ndërhynte deri dhe në zgjedhjet e kryetarëve të grupseksioneve apo dhe seksioneve në të gjithë territorin.

Berishizmi në qeverisje: Gjithë pushtetin sovjetëve

Në marsin e largët të vitit 1992 Pd-ja mori rreth 70 përqind të votave. E gjithë vota qytetare ishte për një parti europiane dhe për një qëndrim europian ndaj meritës.

Mirëpo pushteti i ri, duke u justifikuar me idenë e rrëzimit të komunizmit, rrëzoi pothuajse gjithë piramidën shtetërore të nëpunësve qëndrorë e vendorë apo drejtuesit e  personelin inxhinjero-teknik të  ndërrmarrjeve të kohës, shkollave e spitaleve, etj.etj. , njerëz që përgjithësisht na kishin votuar, për t’i zëvëndësuar sakaq me anëtarët e rinj të partisë. Me një fjalë Pd-ja zbatoi me përpikmëri matematike parimin stalinist “gjithë pushtetin sovjetëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky pushtet do të shtrihej sakaq kudo, në nivel qëndror e lokal, te shërbimet sekrete, te arsimi, te shëndetësia, te gjyqësori, te kultura, te mediet, aq sa shumë shpejt  do të kuptohej që kishim përmbysur një parti –shtet dhe po ngrinim një tjetër.

Me të njëjtën monedhë, më vonë, do t’i përgjigjej kësaj praktike dhe Ps, që do të mendonte dhe ajo për militantët e saj. Kjo ligjitimoi faktin që militantët e partive janë e duhet të jenë jeniçerët që plaçkisin pushtetin publik pas fitores dhe nga fitorja në fitorje.

Kësisoj, nëse më parë kishim një parti që vepronte sipas parimit gjithë pushtetin sovjetëve, tani kishim dy e më vonë do të kishim tri parti që as kanë dëgjuar e as duan të dëgjojnë për meritokracinë dhe për ligjin e karrierës së nëpunësit publik. Apo për autonominë e Gjyqësorit. Të universiteteve. Të Kontrollit të Shtetit, Të ShIK-ut etj.etj.

Pasoja e parë: Anëtarësia

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas deklarimeve, Pd-ja sot duhet të ketë rreth 80 mijë anëtarë aktive dhe njëzet e pesë mijë të tjerë simpatizantë, kurse Ps-ja rreth 120 mijë. Vende pune në sektorin publik, dogana etj. duhet të jenë diku mbi 120 mijë.

Të bëjmë ca llogari: Partia e Punës, nga fundi i vitëve 90’, me një popullsi me rreth 3.5 milionë, mburrej se kishte 120 mijë anëtarë. Pra sot, po të shtojmë dhe anëtarësinë e Lsi, në një vend me rreth 2.5 milionë banorë kemi mbi 240 mijë anëtarë partie.

Me një numër të tillë anëtarësh partie për numër popullsie, ne zëmë vendin e parë në botë. Disa shifra: Partia e Bepe Grillos, në Itali ka rreth 120 mijë anëtarë. CDU-ja gjermane rreth 400 mijë, CSU-ja rreth 400 mijë. Përfundimet secili le t’i nxjerrë vetë. Edhe duke i krahasuar me Partinë Komuniste të Kinës.

Po pse sillet numri rreth njëqind mijë? Përgjigja nuk lidhet fare me afeksionet politike të qendrës së djathtë apo të majtë, konservatore apo liberale, neoliberale apo neocom, komuniste apo antikomuniste liberiste apo jo liberiste. Ky numër thjesht i korespondon numrit të vendeve të punës të sektorit tonë publik për të cilin bëhet dhe beteja elektorale.  Është numri fatal që ka rrënuar e rrënon  administratën tonë publike. Por, nëse shihet pak më thellë, është numri fatal i rrënimit të demokracisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasoja e dytë: Konfliktet permanente

Në vendin tonë tonë votojnë  rreth Një milion e 400-500 mijë votues. Ps-ja merr rreth 700 mijë, Pd rreth 600 mijë apo dhe shtatëqind sipas rastit kur voton elektorati gri për të. Po nëse nuk voton shihet që të dyja partitë e mëdha, po dhe partia e tretë, në fakt marrin votat e militantëve të tyre që janë bërë gati të plaçkisin administratën publike. Natyrisht nëse numrin e tyre e shumëzojmë për katër ose për pesë sipas rastit, çka korespondon me numrin e anëtarëve të familjes shqiptare, duke shtuar pastaj dhe zgjerimin e tyre, sipas interesit.

Kjo situatë shpjegon dhe konfliktet permanente në zgjedhjet tona, incidentet që përfundojnë deri me vrasje, kërcënimi i votuesve etj. etj. Fenomene që riciklohen periodikisht.

Por kjo shpjegon dhe luksin e partive tona të cilave nuk ka ç’ju duhen idetë, konkurenca brenda vetes etj. etj. çka janë karakteristike për partitë në demokraci. Partitë tona nuk janë profilizuar në përputhje me spektrin, po pak a shumë janë parti të të gjithë popullit dhe i drejtohen të gjithë popullit. Aty, përgjithësisht, lideri mbretëron  i rrethuar nga mediokriteti, banaliteti, servilizmi. Jo rastësisht, te të dy partitë tona të mëdha, liderët e tyre identifikohen me Skëndërbeun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një informacion nga Europa, por jo vetëm. Kudo në vendet e zhvilluara universitetet monitorohen nga politika, shërbimet sekrete, gjyqësori, biznesi dhe medieja. Dhe, të drejtën e zgjedhjes së parë e ka politika, pastaj me radhë të tjerat.

Kuptohet që situata jonë nuk mund të komentohet. Partitë tona politike në selitë e tyre, me ndonjë përjashtim të rrallë, janë rrethuara me  mediokritete servile në nivelet e larta dhe me banalitete poshtë. Kjo, për arsyen e thjeshtë se ato nuk janë parti, pra ide shoqërore të shndërruara në institucione, instrumente të nivelit më të lartë të analizës dhe sintezës sociale, por janë sipërmarrje biznesi me rreth 100 mijë anëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve, meqë nuk konkuron në treg me kapacitetet e veta, pret radhën të hyjë në punë kur të fitojë partia.

Ne që e kemi jetuar periudhën e diktaturës e dimë shumë mirë që dhe anëtarët e Partisë së Punës së asaj kohe, në pjesën dërrmuese, ishin pikërisht të kësaj kategorie, parazitë ose gjysëm parazitë që vegjetonin nëpër ndërrmarrje në kurriz të punëtorëve të tjerë që realizonin planin.

Pasoja e tretë: Korrupsioni

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo s’ka nevojë për shpjegim: një administratë e tillë politike, administrata e “gjithë pushtetin sovjetëve”,  e vë nënshkrimin e saj për të gjitha tipet, llojet e mënyrat e shkeljes së ligjit që i kërkohet nga politika, d.m.th.,  nga shefat respektivë. Te kjo lloj administrate e korruptuar në të gjitha nivelet, që e mban me paratë e tij, e thyen kokën ciklikisht qytetari shqiptar. Po dhe buxheti i shtetit, buxheti i tenderave, konçesioneve.

Fjala vjen, mendoni çdo të ndodhte, po t’u bëhet veting doganave, apo mos o zot, dikastereve të tenderave e konçesioneve.

Berishizmi në opozitë

Opozita berishiste është jakobine. U nis si e tillë dhe si e tillë po bitiset. Jakobine si shefi i vet.  Aq sa me mburrje thuhet se Pd-ja është parti e mitingjeve, uraganeve. Anëtarësinë e vet, që ditën e parë në opozitë, z. Berisha ka ditur ta shndërrojë nga organizatë që respekton e duhet të respektojë shtetin e vet, në një masë të ndërsyer kundër pushtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Te punimi im “Përbindëshat e retorikës” ( ADA, Tiranë 2016)  kam shtjelluar gjerësisht idenë që z. Berisha në mënyrë të vetëdijshme, sidomos në opozitë, nxit te këto masa instinktin e vrasjes së kundërshtarit, që identifikohet me armikun publik ( Jakobinët: Miku i Popullit/ Armiku i Popullit, Marati).

Që në javën e parë në opozitë,  berishizmi targeton kryeministrin. Edhe kur plasin ujërat e zeza, edhe kur kapet një ton drogë, edhe kur ndodhin aksidente automobilistike, edhe kur ndodhin vrasje për larje hesapesh, edhe kur një burrë vret gruan e vet përgjegjës bëhet kryeministri. Ai etiketohet publikisht si kreu i drogës, mafies, shteti si narkoshtet etj. etj.

Në Itali, mafia italiane kap rreth dhjetë përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por nuk ka asnjë parti politike italiane që të bëjë përgjegjës për këtë situatë kryeministrin e radhës. As ta bëjë këtë kauzë për rrëzimin e tij nga qeverisja. Përfytyroni pak se çdo të ndodhte në vendet latine  prodhuese të drogës, po të kishin edhe andej ndonjë klon berishist në opozitë.

(Ndiqni z. Basha ç’thotë në takimet e përditshme për masakrën zgjedhore. Masakruesi, armiku i zgjedhjeve të lira, qenia e neveritshme shumëkokëshe është një dhe vetëm një: Edi Rama ).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkurt, në opozitë, berishizmi shndërrohet në një prokuror që performon çdo ditë ekzekutimin publik të kryeministrit të radhës.

Pse berishizëm dhe jo nanoizëm apo ediramizëm

Fenomenet e tranzicionit që shtjelluam më sipër gjendën te dy, madje te të tri partitë kryesore të vendit. Po pse berishizëm dhe , fjala vjen jo “nanoizëm” apo “ediramizëm”.

Kjo, së pari,, ka të bëjë me faktin që kundërshtarët politikë projektojnë njëri-tjetrin. Jo më kot tekstet e shenjta thonë: O zot më jep një armik të mirë, se miqtë i gjej vetë”. Z. Berisha qe lideri i së parës parti opozitare demokratike dhe do t’i impononte kundërshtarit një konfigurim të caktuar të përballuar luftën politike me të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së dyti, z. Berisha, siç e thamë, qe një ish –komunist konservator dhe kjo shpjegon dhe jakobinizmin e tij. Ai ka shpikur armiq gjatë gjithë këtyre tridhjetë vjetëve. i vetmi rast kur ai nuk po shpik armiq, është  tani kur po përballet me Shtetet e Bashkuara.

Gjithsesi, sapo shembi për tokë komunistët tridhjetë vjet më parë, z. Berisha shpiku kriptokomunistët e kështu me radhë deri te kleptokratët e kleptokomunistët. ( Të shohim tani në do të shpikë ndonjë term efikas për sekretarin amerikan të Shtetit).

Së treti, z. Berisha e ka në karakter, ai nuk pranon veçse të jetë protagonist. Dhe në fakt ai është protagonist i tranzicionit. Po të mos e kishte pasur këtë uri për protagonizëm, (Arrivist?) ai do të kishte respektuar statutin e parë të partisë së tij dhe sot do të qe një ndër njerëzit meë të nderuar të këtij vendi për kontributin e tij.

Mirëpo ai donte protagonizëm, dhe i dha emrin e vet një enverizmi të ri në tranzicion: berishizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një marrëveshje e refuzuar apo një shans?

Z. Rama ka bërë një ftesë, për një marrëveshje pa vijë të kuqe me opozitën. Pavarësisht nga ç’thuhet, kjo  është serioze, dhe jo taktike , se unë besoj që z. Rama, është  i vetëdijshëm për problemet e tranzicionit tone, aq sa ç’besoj që ai nuk synon t’i riciklojë ato. Ka qenë ,madje që në fillim i vetëdijshëm, prandaj e refuzoi Berishën në 91-shin.

Nga ana tjetër, unë besoj që refuzimi i ftesës nga kandidatët për kryetar të Pd-së, të jenë taktike. Shpresoj të mos zhgënjehem në shtator.

Duket sikur kemi para nesh një nyje dragoniane. E megjithatë, shtendosja e lëmshit të tranzicionit është e thjeshtë: të dyja partitë e mëdha duhet të bien në ujdi, së pari t’u japin shqiptarëve një ligj për karrierën dhe nëpunësin publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Europa ka që nga 93’shi që këmbëngul. Këtu qëndron mëkati iynë i parë i madh. Duhet kjo dhe një ligj ku përkufizohet qartë stafi politik në administratën tonë publike.

Kësisoj, betejat tona politike nuk do të jenë më luftë për pune në shtet për të zhbërë shtetin, partitë s’do të jenë më të gjithë popullit, korrupsioni do të ulet se nuk do t’i kenë më zyrat besnikët e partisë, etj. et. Është e thjeshtë: jo gjithë pushtetin sovjetëve, po meritës.

Po punësimi. Se duhet , madje demokracia duhet të prodhojë punësim. Për punësimin partitë tona,  nëse nesër do të bëjnë marrëveshjen e madhe, do të duhet të shtojnë dhe një nen të dytë në tekst: atë të mbrojtjes së prodhimit tonë kombëtar, të paktën në nivelin që këtë gjë e bëjnë fqinjët tonë.

TemA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";