Nga Ylli Pata

Ilir Meta dje ka marrë disa vendime të rëndësishme për njerëzit më të rëndësishëm të stafit të tij, duke bërë ndryshime esenciale në kabinetin presidencial.

Këshilltari i derisotëm i Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri dhe ai i sapoemëruari, Spiro Koçi, i lidh së bashku një vijë e përbashkët; eksperienca në shërbimin sekret.

Ndërsa Shaqiri ka qenë për një kohë të gjatë në krye të SHISH, në vitin 2016 u bashkua me LSI dhe u emërua zv.ministër i Transporteve, e më pas shkoi si këshilltar i Ilir Metës në Kryesinë e Kuvendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meta, në një njoftim në faqen e tij të Facebook ka bërë të ditur se do të vijojë marrëdhënia me “Arin”, siç e quan ai ish-kreun e SHISH.

“Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.  E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.

Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni”, shkruan Meta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak ditë më parë presidenti postoi edhe një foto me ish-shefin e shërbimeve sekrete përgjatë ecjes në liqenin artificial të Tiranës.

Kurse Spiro Koçi, i cili është këshilltar në Presidencë nga 2019, për 4 vjet ka qenë kreu i sektorit të Analizës në Shërbimin Informativ Kombëtar, i emëruar në atë post nga Visho Ajazi Lika, në kulmin e përplasjeve ndërmjet SHISH dhe qeverisë së Edi Ramës.

Ndërkaq, ardhja e Panaritit si njeriu kryesor në Presidencë pas Metës, jep një sinjal që kreu i shtetit po përgatitet për një përplasje të fortë me qeverinë, ndaj ka përgatitur një “kabinet lufte” me njerëz të përgatitur dhe besuar.

Panariti, një profesor i Universitetit Bujqësor  dhe që ka shërbyer si ministër i Bujqësisë në koalicionin PS-LSI, është edhe një nga drejtuesit e hershëm të LSI-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kabinetin e Metës, ai duket se do të shërbejë për t’i dhënë Presidencës një rol më të rëndësishëm në çështjen e Covid-19, gjë që e shpreh edhe Meta në njoftimin për shtyp.

“Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik, Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; Shpopullimi i vendit, Sfidat në Arsim, Sfidat në Mjedis” renditen në njoftimin e Presidencës.

Nëse Panariti është një drejtues i LSI prej vitesh, ambasadori Koçi, i cili është një diplomat karriere u bë pjesë e përplasjes ndërmjet qeverisë dhe presidentit, kur këtë sektor e drejtonte Bujar Nishani, i cili refuzoi që të firmoste largimin e Koçit nga përfaqësia shqiptare në OSBE.

Më pas u punësua në SHISH, kur ky institucion nisi përplasjen e fortë me qeverinë, sidomos për çështjen e kanabisit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa ka zbritur “në gradë” Arben Cicin, duke mos e lënë më shef kabineti, por ta dërgojë njeriun e tij deri dje të besuar si këshilltar diplomatik.