Arsyet e “ndërsimit politik” të Gjekmarkajt prej Bashës, kundër Topallit e Patozit?

Nga Ylli Pata

Në fillim, Lulzim Basha, duket i këshilluar nga ekspertët e huaj të PR-it që ka angazhuar, nuk i sulmoi partitë e reja të së djathtës që kanë dalë prej PD-së.

Kjo taktikë u pa në një logjikë që kreu i PD-së synon të krijojë imazhin e një lideri të sigurtë, që ka një qetësi në elektorat dhe po kërkon të maksimalizojë votat, jo duke bërë betejë, por duke dhënë mesazhet e tij si alternativë qeverisëse.

Por në mënyrë të papritur, kjo taktikë është rrëzuar prej mbrëmë, ku një nga kandidatët e PD-së për deputet, Agron Gjekmarkaj, ka përdorur arsenalin më të egër ndaj dy ish-udhëheqësve më të lartë të PD-së: Jozefina Topalli e Astrit Patozi, tashmë aktorë të rinj politikë në zgjedhjet e 25 tetorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjekmarkaj, sado në të shkuarën ka qenë një panelist studiosh, por që lëvizte me orientimin e zyrës së shtypit të PD-së, sot ai është pjesë e makinës zgjedhore të Lulzim Bashës.

Përshkallëzimi i fjalorit të rëndë, deri në dhunë verbale ndaj Patozit dhe Topallit, nuk ishte thjesht një rënie ekuilibri nga humbja e duelit me dy politikanë me eksperiencë e të stërvitur në debate.

Pasi përndryshe, gjuha e rëndë do të ishte vetëm episodike dhe jo të përshkruanin të gjithë linjën e emisionit.

Që do të thotë, se sulmi në vetvete është një taktikë që i orientohet nga qendra dhe jo nga nervat e rëna të Gjekmarkaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bie në sy që ky ndryshim taktik, bëhet në 3 javët e fundit të fushatës, kur sipas të gjitha gjasave, Lulzim Basha është në dijeni jo vetëm të sondazheve të dala nga media të ndryshme, por edhe ato që bëhen nga PD.

E cila, i bën këto sondazhe në mënyrë të vazhdueshme javë për javë.

Pasojë e këtij ndryshimi, sipas gjasave, është se Basha po shikon nga sondazhet dhe situata në terren, se nuk ka një rritje potenciale të votave për partinë e tij nga votues të rinj, apo zgjedhës të pakënaqur, që në zgjedhjet e shkuara kanë votuar për PS-në.

E pikërisht, kjo situatë duket e ka bërë të domosdoshme që PD-ja t’i rikthehet “hambarit” të votave të së djathtës, në mënyrë që të mos lejojë rritjen e partive të reja të së djathtës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Metodë që Partia Demokratike e ndoqi edhe dy vjet më parë, kur kërcënoi kandidatët e Bindjes Demokratike në disa qytete të vendit si Kavajë, Kamëz etj, çka i detyroi ata që të tërhiqen.

Gjuha e Gjekmarkajt nuk shkonte ndaj Patozit e Topallit, por ndajj njerëzve të së djathtës, të pakënaqur me Lulzim Bashën, që natyrshëm mund të jenë elektorat i dy partive të reja, të cilët kanë qenë mjaft kritikë gjithmonë me kreun e PD-së.

Gjatë debatit publik, kur lindën këto parti të reja, ku shpjeguan arsyet se përse dolën në skenë dhe platformat e tyre, ishte e pritshme një gjuhë e ashpër, ngaqë kjo mund të ndodhte kur të dilnin kritikat ndaj Bashës.

E si gjithmonë “militantët dixhitalë” do të nisnin epopenë histerike të linçimit, që ka ndodhur disa muaj më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por në kohë fushate, kur secila parti garon për të marrë vota, dhe aq më mirë, kur ke parti që janë të kundërta politikisht me mazhorancën socialiste, rritja e diapazonit të djathtë mund të sjellë progresivisht një maksimalizim të mobilizimit të elektoratit, e ndoshta edhe të votave kundër qeverisjes aktuale.

Lulzim Basha nuk ka përse t’i shohë Patozin e Topallin, si kundërshtarë të egër, nëse është i sigurtë që populli do të votojë për ndryshimin e qeverisë.

Ekzistenca e kolegëve të tij të së djathtës, vetëm do t’i japë vlera shtesë një konfigurimi politik të qeverisjes së djathtë.

Madje, ky rast është edhe një test politik i sjelljes dhe dialogut që Lulzim Basha do të vendosë me pjesët e grupet e larguara nga PD, si një proces që herët a vonë do të ndodhë e duhet të ndodhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetë Basha deklaroi se ftonte të gjithë ata që duan ndryshimin e qeverisjes, që të jenë në një front politik.

Po atëherë, përse sot, ka ndryshuar këtë kurs dhe rinisi linçimin?

Mesazhi është natyrisht jo për dy ish-nënkryetarët e PD-së, por është një sinjal që bëhet në bazë, ku njerëzit e Patozit e Topallit, që prej ditës së mbrëmshme nuk janë thjesht të linçuar nga militantët, por të kërcënuar nga njerëzit e strukturave të PD-së, që i shikojnë kolegët e partive të djathta si një kërcënim elektoral.

Padyshim që me këtë gjuhë frikësohet elektorati gri, por siç kanë ardhur punët, kreu i PD-së kërkon të marrë çdo votë që dikur ka qenë e saj, por që prej vitit 2017 kanë “emigruar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E nuk janë pak, por 250 mijë vota, fiks sa ç’thuhet nga PD për të “larguarit nga vendi si pasojë e politikës së Edi Ramës”.

TemA