minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Autokracia e Bashës shfaqet kuptimplotë të hënën!

0
Autokracia e Bashës shfaqet kuptimplotë të hënën!

Nga Rita Lumi

Nje gje eshte e sigurt Basha e ka vendosur kush do jete cfare, edhe askush ne PD nuk eshte pyetur edhe nuk di asgje. Ftoj cdo anetar te keshillit kombetar, cdo deputet, cdo njeri te pd te me pergenjeshtroj edhe te thote kush kandidon te henen per pikat e rendit

Pika e pare e rendit te dites: zgjedhin kryetarin e keshillit, di njeri kush kandidon? Kush ka shprehur deshiren? Kush jane kriteret? Ose ne fund te fundit do kete dy apo me shume kandidat apo Basha do ju japi nje emer edhe te ngrene doren delet?

Pika e dyte e rendit te dites: zgjedhin gjithe ekipin e ri drejtues te PD. Kush kandidon? Qe te kerkojne vota te Keshilli Kombetar, qe te bejne fushate brenda llojit, qe te zgjedhin me te miret mes vetes supozohet. Askush nuk e di a do jete apo jo ne liste per kryesi. Askush se di ke ka vendosur per sekretariate.

Advertisement

Si gjithmone lista do jete fituesi perballe nje askush, nje nga emrat qe ne PD sherbejne si administrate me rroge edhe nuk i njeh njeri nga struktura politike. Keta anonimet qe marrin rroge si fjala vjen: Marinela Ziu, Minushe Lazaj, Lulzim Omuri, Marash Loku etj do jene si kundeshtare te atyre qe do zgjidhen.

Pastaj pika e trete do degjojne ke ka vendosur Basha nenkryetar partie, kryetar grupi, e ke ka vendosur kryetar e nenkryetar neper komisionet parlamentare dhe sigurisht qe nuk eshte konsultuar njeri me deputetet.. po ata do jene te vetmit qe sdo ankohen per asgje, se ne fund te fundit jane deputet.

Edhe qershia mbi torte, Keshilli Kombetar qe akoma nuk njohin njeri tjetrin, as profilit e tyre profesionale do degjojne ndarjen qe Basha ka bere per departemente edhe njerezit qe ai ka zgjedhur si drejtues departamenti. Psh nje mjeke mund ti bjer te kete drejtues departamenti per shendetesine nje qe me shendetesine e lidhin vetem operacionet e zvogelimit te stomakut qe ka bere.

Ky eshte rendi i dites qe sekretari qe do rizgjidhjet Gazmend Bardhi ju shperndau Keshillit Kombetar, nje ferman ku Basha cakton, Basha njofton, Basha nominon, Basha zgjedh. Te tjeret te ngrohen ne diell edhe te flasin ne tv per demokracine e brendshme imagjinare edhe sa i keq eshte Rama. Shume autokrat Rama, kurse po te kishim zgjedhur Bashen do kishim kete modelin me lart shume demokratik!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit