Basha ka tapinë e PD-së, askush nuk ia merr dot më!

Nga Bend Andoni

Më parë ishin thjesht zëra apo ata që nuk e donin pushtetin aq të madh të Bashës. Tashmë për të janë të bindur dhe gjithnjë e më pak thonë se: është zgjatim i pushtetit të vërtetë të Berishës. Kjo, pasi në fakt, ish-kryetari historik ka kuptuar rrezikun që po i kanoset prej tij në shtator dhe cinizmin e pasardhësit të vet. Në vend të së gjithës kemi sërish ndryshime statusore që do t’i shkojnë për shtat dhe do të përshtasin të gjithë strukturën e brendshme të PD-së të jetë vartëse direkte e tij.

Ajo që sot i përmendet Bashës janë humbjet e tre zgjedhjeve rresht, kurse njerëzit që e njohin më mirë strukturën e PD-së i kërkojnë realisht përgjegjësinë për bojkotin e zgjedhjeve. Paçka sesi gjykohet sot, kryetari aktual Basha, pothuaj pati mbështetje totale nga të gjithë strukturat e PD-së dhe këtë publiku e ndjeu pothuaj në të gjitha daljet e njerëzve të saj kryesorë që u angazhuan dhe e mbështetën. Edhe pse u është thënë nga aleatët e tyre politikë ndërkombëtarë që nuk duhet të iknin nga parlamenti; edhe pse nga i gjithë faktori i huaj, që për hir të së vërtetës nuk i shkon për shtat kjo peshë e madhe e Ramës në të gjithë jetën e vendit; ata nuk begenisën asnjë fjalë të arsyeshme.

Tashmë ka ardhur radha e statutit, i cili duhet të ndryshojë konform kohëve dhe realiteteve të reja që po kalon PD-ja. Janë të disatat zgjedhje që PD vazhdon të ankohet, ndërsa elektorati i saj vuan dhe pret që të zgjedhurit e saj të tregojnë se çfarë mund të bëjnë. Por, fatkeqësisht, të zgjedhurit e saj janë thjesht tashmë zgjatime të z.Basha dhe justifikues të ndryshimeve të tij. Kuptohet deri në momentin kur nxirren nga sfera e interesave të partisë dhe i afrohen medias për të treguar të vërtetat…e hidhura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pa dashur të bëjmë një panoramë të ndryshimeve të reja, që në thelb, të parashtruara kështu duken demokratike, por po t’i shikosh në thelb dhe në lidhje me PD-në e kupton se të gjitha tashmë e kanë vartësinë prej Bashës ose lejen e tij, do kuptosh se është e pamundur të presësh ndryshime reale te kjo forcë politike. Në këtë formë, PD-ja po e pret pushtetin t’i serviret.

Ndaj, rruga më e drejtë për ndryshimet dhe kritikët është më e thjeshtë në dukje por me shumë përkorje dhe përpjekje përpara. Duhet një formacion tjetër i të gjithë këtij kontingjenti të madh të pakënaqurish që të administrojë në mënyrë më demokratike dhe me kanonet e vërteta të së Djathtës Konservatore një elektorat që identifikohet  me PD-në. I vetmi problem është sesi do të menaxhohet kjo amalgamë, që tashmë Basha e përçan me kujdes me indiferencën dhe mënjanimin e kujdesshëm, dhe se kush do e drejtojë.

Në rastin e mëtonjësve për kryetar kundër Bashës u kuptua se ata ishin bash të pakënaqur dhe aspak bashkë. Kjo mund të futet në matricën e problemeve dhe të nxjerrë një formacion që t’i rikthejë forcën dhe shkëlqimin këtij elektorati. Por, nëse energjitë do humbin me Bashën, atëherë i bie të luftosh me një personazh, që tashmë ka tapi te PD. Nga ato që prodhojnë pushtet pafund për interesa të ngushta. Jo PD.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";