Bindja Demokratike si garante e interesit publik dhe një shumice të balancuar

Nga Astrit Patozi 

Vota për Bindjen Demokratike është garancia për një mazhorancë, që ruan balancat, respekton të drejtat e qytetarit, përtej ndarjeve politike, e cila bashkëpunon me të gjithë për forcimin e shtetit ligjor.

Katër vjeçari i fundit i qeverisë Rama vërtetoi qartazi se një parti e vetme apo një shumicë njëngjyrëshe sjell dëme të parikuperueshme për vendin, edhe për shkak se mungon zëri kritik brënda saj.

Nëse doni që njëra apo tjetra palë të krijojë kultin e individit, njësoj si në folklorin komunist, ku të gjithë i këndonin dhe i bënin fresk liderit të pagabueshëm, atëherë kjo është çështje zgjedhjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por unë jam i bindur se këtë herë qytetarët do të dinë të zgjedhin avokatët më të mirë të një mazhorance afër tyre, e cila synon mbi të gjitha ndryshimin e mendësisë së të drejtuarit të Shqipërisë.

Në Bindjen Demokratike ekziston fryma e lirë dhe e hapur, ku secili e bën zgjedhjen e vet, në bazë të parimeve kryesore, që na bashkojnë.

Dhe ajo për të cilën biem dakord të gjithë është se çdo qeverie nesër i lipset të ketë në përbërje të saj forcën tonë politike, e cila, pa asnjë dyshim, i ka të gjitha potencialet e duhura për të qenë garante e interesit publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";