“Cari” që gremis Rusinë dhe po shkatërron Europën

Nga Aleksandër Çipa

Ajo që po bën sot Putini mbi Ukrainën është njëjtësisht ajo që bëri Hitleri në fillimin e vet nga urrejtja që pati për kapitalizmin perëndimor. Impulsi shpërthyes i luftës putiniste është hise pësuese me pasoja të pallogaritshme, për të sotmen dhe sidomos të ardhmen e Rusisë. Ndryshojnë nga njeri-tjetri, jo nga katil-llëku antinjeri, por nga strategjia. I pari, pra Hitleri, do të ngrinte një perandori të së keqes. I dyti, pra i sotmi Putin, duke dashur të bëjë karshillëk perandorak, po gremis vetë perandorinë në një hon me fund të pallogaritshëm.

Mësymja ushtarake pa arsye të vetme provokimi mbi Ukrainën, është hapja e një dere pa mbyllje pas, për vetë caristin e sotëm të Kremlinit, pra për diabolikun më të madh të shekullit tonë.

Kjo nuk është luftë e Rusisë mbi Ukrainën, kjo është luftë e Putinit me Botën. Ukraina është fillimi dhe ky fillim përfshin dhe të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë fillim të pacak, shumëkush në Europë e krejt Perëndim ripërsërit pikëllueshëm pyetjen: Cilat përvoja janë vendimtare mbi ndërgjegjen agresive të Putinit?

Natyrshëm, shumë prej studiuesve  kanë përcaktuar si përvoja të ngjashme, gati shëmbëllane me ato të Hitlerit, në fillimet e tij, në vitet 1914-1918. Paraprirësi gjëmëmadh i Putinit pra Hitleri, adhuroi përvojat gjakuese të Luftës së Parë Botërore. I shihte këmbënguljet e Perëndimit, sidomos të britanikëve, si modelin ushqyes për keqësinë që do të mbështillte ortekshëm e për ta hedhur mbi popujt dhe Botën. Hitleri e pa konkurencën me syrin politik të lakmisë dhe të madhimit negativ mbi të tjerët, pa llogaritur kurrë dhimbjen e njerëzve, popujve, kombeve dhe krejt njerëzimit.

Putini mbi gjithçka, me të njëjtën logjikë hitleriane, u mbyt nga miti i konkurimit me Perëndimin dhe sidomos NATO-n, forcën në aleancë ushtarake të Perëndimit dhe popujve që vetëpërfshihen të Europës.

Në këtë qasje, ukrainasit përballë urrejtjes putiniane, janë si hebrenjtë në sytë e Hitlerit që u urryen edhe për shkakun se ishin në levat e pushtetit perëndimor në kohën e mësymjes së parë të tij. Por ukrainasit janë shumë më ndryshe sot. Ukrainasit kanë vetëm ambicien e administrimit të sovranitetit të tyre si europianë në aleancë me Perëndimin dhe nuk kanë asnjë levë ndikimi apo qeverisjeje në Perëndim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë po ndëshkohen kaq egër prej Putinit, për këtë nuk e morën në kohë dhe ende nuk po e marrin aleancën e meritueshme nga Perëndimi. Në pushtimin gjakues të këtyre dy javëve të para, ata nuk e kanë ende ndihmën potenciale dhe po përfitojnë vetëm mbështetjen morale. Fatkeqësia mbi Ukrainën dhe banorët e saj sapo ka nisur. Shumëkush  shprehet se është projektuar një fat katastrofik. Presidenti i vendit, komediani Zelensky po lartësohet në fatin tragjik si politikani-qytetar që eklipson shkrumbin e gjithëfarësoj armëve që hedh Rusia mbi vendin e tij dhe duke fituar simpatinë e botës së trembur.

Ukraina sot është heroikja e vetvetes që do të mbetet në piedestalin e historisë njerëzore si model i heroizmit masiv kombëtar të viteve 2020 e në vazhdim.

Biografët e Hitlerit kohë pas kohe u rikthehen shqyrtesave të marrëdhënieve të tij me gjermanët. Kjo shqyrtesë dhe gjykimi shumëformësh bëhet aktualisht, ndërsa gjëma e madhe e Putinit sa ka nisur.

Putini nuk ka bashkërendim me popullin, por ka mundësinë e autoritetit shëmbëllan carist me segmentet e mëdha të stereotipisë diktatoriale ku përfshihet ushtria dhe shërbimi inteligjent, të cilat po i shet dhe përdor sikur kryen shërbim për rusët dhe hegjemoninë federatiste të tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Putini sot nuk punon më për rusët. Në kohën ardhëshme ai do të shenjohet dhe gjykohet se po kryen vetëm veprën më dëm-madhe për Rusinë.

Biografët e Hitlerit vijueshmërisht kanë konstatuar se: “… ai ka patur për kohë të gjatë ndërmend “vetëm” krijimin e një superfuqie gjermane në Evropë, më shumë nuk ka kërkuar. Ai dëshironte një kundërpeshë ndaj fuqisë botërore SHBA: “Qëllimi i Hitlerit nuk ishte zotërimi i Botës, por mbijetesa kombëtare.”

Në këtë këndpamje, ngjashëm edhe Putini pas kësaj logjike është kapur për të hyrë në veprimin e vet katastrofik, ku si kapitull të pare, ka projektuar Ukrainën. Por pa Rusinë me vete!

I përdori rastet e pjesëve të kafshuara nga Ukraina (së pari Krimenë dhe më pas krejtësisht më ndryshe, Donnjeck dhe Luhansk),  njëjtësisht siç përdori Hitleri zjarrin e rajshtagut për të shfuqizuar të drejtat themelore elementare me dekretin e emergjencës. Dhe përkon rastësisht në të njëjtin muaj kalendarik; mars, si për Hitlerin ashtu dhe për Putinin mbi Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Putini ka nisur të artikulojë doktrinën e vet të hegjemonisë atipike cariste.  Në datën 22 shkurt të 2022 ai pohoi se: “Kush thotë se e mira duhet të jetë përherë e padhunshme?” Sofizëm i huazuar nga teoricienët pranë tij, kopjet e librave të të cilëve ua dhuron nëpër mbrëmjet e Kremlinit të ftuarve të nderit të cilët kanë qenë përherë e më të paktë e më të vrenjtur.

Historia e zezë që ka nisur të gjenerojë presidenti ala carist I Rusisë është ajo që intelektuali I famshëm bullgar Ivan Krastev e karakterizon si “fillim I një historie të re. “Koha e fuqisë së butë po mbaron. Të fuqishme janë ato shoqëri që mund të durojnë dhimbjen. Në shtëpitë e shkatërruara të Kievit dhe Harkivit, po merr fund një histori”.

Ukraina nën predha dhe shkrumb është prova e parë poetenciale dhe e mjaftueshme që Putini po e konfirmon Rusinë si fuqi të tërbuar dhe të pamëshirshme revizioniste. Putini  duke shembur djegshëm dhe shkatërrueshëm Ukrainën dhe tjetërkënd, ndjek udhën e vendimit të vet për shkatërrimin e rendit europian.

Përballë këtij vendimi, Europa është e përgjumur, e ngathët. Krastev e çon më tej konstatimin: ”Kjo Europë tani po fundoset. Presidenti rus po shkatërron jo vetëm qytetet ukrainase dhe infrastrukturën ushtarake dhe energjetike, por edhe infrastrukturën morale dhe intelektuale”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukraina  sot dhe këto ditë që vijnë, është imazhi real i së shkuarës mesjetare të Europës. Janë pamje barletiane në Kiev, Kharkiv, Kherson, Konotop, Mariupol etj. Putini po gremis Rusinë duke shkatërruar sot Ukrainën dhe kushedi deri ku…, edhe Europën.