Ç’është ky 13 shtator fatal?

Nga Përparim Kabo

Jo, jo, jo, jo…profesor Sabit Brokaj…nuk dua ta besoj nuk dua ta pranoj…mik i shtrenjtë…njeriu me vlera..mjeku i shkëlqyer…intelektuali i përkorë …Profesor të pash dje te kafja pranë shtëpisë ishe me bashkëshorten…diçka po lexoje në telefon. Pata në çast një dilemë t’i flas apo mos e shqetësoj…

Nuk ju fola. Gabova. Bisedat tona të gjata ajo qetësia juaj, argumentimi dëgjimi i vëmendshëm, kuraja dhe serioziteti në çdo gjë që thoshit dhe bënit.

Nuk dua ta besoj që ajo zemra juaj fisnike që shëroi dhe shpëtoi aq shume zemra sot në mëngjes e lodhur u ndal… ç’është ky 13 shtatori fatal. Oh profesor sa me ligështove. Çfarë dhimbje. Jam i shtangur. O burrë i rralle…ajo bujaria juaj. Nuk mund ta mendoj që nuk do takohemi më.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqipëria humbi një tribun dinjiteti një politikan me parime një reformator demokrat një qytetar që hyri në histori duke bërë histori.

Si the kur le mandatin e deputetit profesor Sabit Brokaj. “Unë po iki nuk mund të qëndroj më këtu. Kemi 20 vjet që po e gënjejmë popullin”. Dhe ashtu bëre …ike duke mbetur njeriu i sinqertë i të vërtetës. Veshe mantelin e bardhë të mjekut dhe u vure në shërbim të popullit.

Ti nuk vure pasuri, ti pate pasuri vetëm dinjitetin ndaj je i rralle je model do të mbetesh model. Shqiptaria humbi një nga bijtë e saj me dinjitoz…humbi unikalin Sabit Brokaj. Parajsa me ty do pasurohet. Lamtumirë mik dheu i lehtë…Brenga mbetet….emri yt është shkruar në kujtesën e popullit…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";