Çfarë do të thotë të jesh gazetar?

Nga Enver Robelli 

Do të thotë: të punosh në pulsin e kohës. Të luftosh të keqen e të dëshirosh të mirën, duke u angazhuar për të mirën e përgjithshme.

Të jesh përherë në anën e të dobëtit dhe të kesh sy kritik ndaj të pushtetshmit. Ta bësh botën të kuptueshme (për veten dhe për të tjerët).

Të jesh vëzhgues i vëmendshëm dhe jo protagonist. Të mos tallesh me viktima dhe t’i goditësh keqbërësit me fuqinë e argumentit. Të mos pranosh urdhra nga askush, as nga punëdhënësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të pranosh urdhra vetëm nga ndërgjegjja jote, bazuar në etikë, profesionalizëm edhe përgjegjësi.

Do të thotë që qëllimi i punës tënde të mos jetë kliku, por zgjimi i kureshtjes së lexuesit e lexueses – për të lexuar, kuptuar, menduar dhe logjikuar. Do të thotë ta duash iluminizmin dhe përbuzësh idiotizmin.

Mbi të gjitha: të jesh përherë i “infektuar” me kureshtje. Kush s’ka kureshtje e pasion, s’duhet të jetë gazetar.

Mjeti kryesor i punës së gazetarit është gjuha – e shkruar, e folur, e filmuar. Kultura e debatit, gara e ideve, verifikimi i fakteve, qasja joparagjykuese ndaj temës – të gjitha këto janë pashmangshëm të domosdoshme për të ushtruar profesionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Helm i gazetarisë janë gjuha e drunjtë, formulimet burokratike, mungesa e thellësisë dhe besimi i rrejshëm se orari ditor i punës zgjat 8 orë. Gazetar je nganjëherë 24 orë, së paku.