Çfarë fshihet pas ultimatumit të fundit të Ilir Metës!

Nga Alfred Peza

Me futjen në lojë të Presidentit të Republikës, për çështjet e diksutimeve në tryezën e Këshillit Politik, u kuptua se opozita e rrugës po i rikthehet avazit të saj të vjetër përpra zgjedhjeve të reja; përpjekjeve për bllokim. Ilir Meta i kaloi në heshtje ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut të miratuara në Parlament. Por tani u kujtua se ato nuk vlejnë. Ndaj sipas tij, duhen marë në konsideratë për tu reflektuar në Kodin Zgjedhor, vetëm pikat e marrëveshjes së PS me PD e LSI, më 5 qershor.

Të vjen për të qeshur e për të qarë nga kjo qasje e Kryetarit të Shtetit, që flet sikur të ishte Kryetari i Opozitës. Sepse për marrëveshjen e 5 qershorit në tryezën e Këshillit Politik me opozitën e rrugës, rekomandimet e OSBE/ ODIHR duheshin zbatuar me patjetër, pasi për to po bëhej reforma e re elektorale. Por për hir të frymës së konsensusit, për hir të stabilitetit dhe gjetjes së një zgjidhje politike, PS e tejkaloi atë duke pranuar të gjitha kërkesat e PD dhe LSI.

Ndërsa tani, për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut të propozuara nga opozita e re parlamentare, nuk ka asnjë rekomandim nga ODIHR. Kuvendi ishte në të drejtën e saj legjime për ti miratuar ato. Ndaj edhe ndërkombëtarët, nuk i kanë kundërshtuar. Por pavarësisht kësaj, Ilir Meta thotë se “kërkesa e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR, nuk duhet refuzuar”. Atëherë kur zbatimi i rekomandimeve të ODIHR ishin të detyrueshme ato u tejkaluan, ndërsa tani që nuk janë, kërkohet që të bëhen!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po çfarë kërkesash ka shtruar opozita në tryezën e Këshillit Politik?

E para, ruajtjen e formës së koalicioneve sipas mënyrës së vjetër.

E dyta, hapja e listave 100%.

Po pse kërkon opozita e rrugës që të ruhen koalicionet e vjetra, (kushti parë) të cilat siç është sqaruar tashmë, nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës demokratike?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sepse Lulzim Basha ka një hall të madh për të futur në listë të sigurtë, aleatët e saj të vegjël: Mediu, Ndoka, Shehi, Dule, Idrizi, Duka… Ndërkohë që kjo ka hasur në një rezistencë të madhe brenda demokratëve, sepse nxjerr jashtë Parlamentit, disa figura të PD për të futur kryetarët e partive të vogla, që kanë mbetur pa struktura e pa anëtarë.

Ndërsa për kushtin e dytë, atë të hapjes me 100% të listave të kandidatëve për deputetë, PS thotë që është e gatshme. Por, formula e re duhet patjetër që të reflektojë dhe të garantojë në fund të procesit, balancat gjinore të përfaqësimit në Kuvendin e ri.

PD dhe LSI duke kërkuar që propozimet të shkojnë tani për “ekspertizën e ODIHR”, në thelb kërkojnë që të bllokojë implementimin në Kodin Zgjedhor, të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Kjo ekspertizë e pakërkuar asnjëherë nga ODIHR, kërkon të paktën disa muaj kohë, gjë që i shtyn ato për në “kalendat greke”. Kësisoj praktikisht, në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, futemi me rregullat e dikurshme të koalicioneve të vjetra.

Por ndryshimet tashmë janë miratuar në Parlament, kësisoj dhe ky debat, është i tejkaluar. Ato janë miratuar më pas, në heshtje, edhe nga vetë Presidenti i Republikës. Ndaj opozita e rrugës nuk mund ti bllokojë ato, por është e mirëpritur të kontribuojë për impemtenimin e tyre, sa më mirë. Mazhorancës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ti implementojë ato sa më parë. Duke i dhënë në këtë mënyrë kohën dhe mundësinë, të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë që do të marin pjesë në zgjedhjet e reja, të përgatiten e të vazhdojnë fushatën elektorale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PS i ka dhënë kohë opozitës brenda të premtes (18 shtator) që të sjellë propozimet e saj për; pragun, koalicionet dhe hapjen e listave. Deri në 30 shtator pas kalimit edhe nëpër komisionet përkatëse, Parlamenti pritet që ti miratojë.

Opozitës së rrugës i mbetet: Ose të jetë bashkëpunuese për ta ruajtur frymën e konsensusit, në të mirë të klimës politike. Ose përpjekjet e saj të reja, për bllokim dhe vendosjen e diktatit mbi mazhorancën, të kenë fatin e tyre të vjetër!