minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Civilizimi nuk përbën kurrë rrezik asimilimi

0

Nga Panajot Barka

E konsiderova detyrim ndaj vetës dhe opinionit të ndërhyj në raport me dabatin e hapur së fundmi lidhur me raportin dhe marrëdhëniet greko-shqiptare, sidomos në Epir, që mori shkas nga një emision televeziv mbi identitetin etnik të Dropulliteve.

Së pari, duke u nisur nga fakti se nga autorë të ndryshëm në këtë debat u abuzua me emrin tim për shkrime me pseudonim, dua të theksoj se kjo bie ndesh me natyrën dhe integritetin tim dhe konkluzionet e kësaj natyre nisen së paku nga mënyra se si sillen konkluduesit. Në medjat shqiptare, të shkruara apo eleketronike kam mbi 600 shkrime të natyrave të ndryshme dhe që të gjitha mbajnë vetëm emrin tim, pavarësisht nga problematika dhe kostot e mundshme. (Me këtë rast vlerësoj dhe falenderoj të gjitha ata që bashkëpunuan me mua në këtë drejtim)

Së dyti. Vlerësimi i historisë, sociologjisë, etnologjisë, gjuhësisë së rajonit të Epirit, gjykohet përgjithësisht dhe me këmbëngulje nga realiteti i sotëm për të shkuar në shkuarën. Kjo metodë përbën një grackë të sigurt gabimi shkencor dhe në shërbim të emocionit politik të momentit.

Advertisement

Së treti. Pa dashur të bëjë unë konkluzionet e debatit, mendoj se, pavarësisht nga titujt akademikë dhe referencat e protagonisteve, ai i kundërvihet, deri në antagonizma të njëanshme me synime për ndryshim raportesh, apo dhe eliminim realitesh, që kanë të bëjnë me relaitetin e vërtet historik dhe diakronik të Epirit. Epiri përbën një njësi gjeografike me kontribute fontamentale, paraprirëse e vijuese, në kulturën greke, e cila, siç dihet i dha dritë, bukë e horizont kulturës dhe civilizimit botëror. Bëhet fjalë për një trevë që ruan diakronikisht natyrën specifike të këtij civilizimi, atë të bashkëjetesës, të multikulturës, unitetit dhe të të kundërtave, të tolerancës, të humanizmit, si mundësi që promovon dhe zhvillon konsistencë, identitet të veçantë, një trashëgimi kulturore mbështetur mbi raportët e njeriut të këtueshëm me natyrën dhe raportët e tij me vetën perenditë dhe botën. Në natyrën e vet civilizuese, kjo kulturë nuk interesohet për bartësit si të tillë por për produktin e vet (veti që dallon akoma edhe sot “perandorinë” e Aleksandrit të Madh me origjinë po nga Epiri, nga të gjitha llojet e perandorive që u përpoqen ta imitonin apo dhe nga vet globalizmi i sotëm)

Shikoni, akoma edhe sot në Epir (si unitet dhe pavarësisht kufijve tëpër të vona politikë, Epir i Veriut apo i Jugut) mënyra e organizimit të strukturave shoqërore tradicionale, pavarësisht nga identiti etnik, mbështet në traditën e orakullit të Dodonës. Ka në qendër një pemë, në krahë objektet e kultit, institcionet e tjera të kulturës apo të administratës dhe në vijim, kryesisht në formë gjysëm rrethi, janë banesat.Vërtetohet se që nga koha e formësimit të orakullit ka zanafillën edhe kënga polifonike etj.

Së katërti. Debati, si i tillë dhe pjesëmarrja në të dhe i zërave të tjerë përveç monopolisteve abuzues, provoi tronditjen që pesoi establishmenti i ideologjisë nacionaliste i kultivuar që në kohën e rrënies së Perandorisë Otomane dhe kristalizuar nga sistemi komunist, që ka të bëjë me rimarrjen dhe evidentimin e armiqve të Perandorisë Otomane për të përcaktuar dhe për të evidentuar më mirë identitetin tonë; për të paraqitur cilësinë më domëthenëse të helenizmit, që është civilizimi is hprehur si bashkëjetësë, multikulturë, unitet të kundërtash etj, si rrezik asimilimi. Dhe për këtë tentohet kompensimi (por vetëm për konsum të brendshëm) me përvetësim të kulturës së tjetrit deri në mohim vlerash unikale, në nivele të tilla që një ballafaqim sado i thjeshtë me bibliografinë dhe mendimin ndërkombëtar do të na klasifikonte qesharakë!)

Në këtë sens, në debat u perserit p.sh argumenti për “frymën nacionaliste” të bibilografisë greke, ndërkohë, që edhe ato pak dokumenta që serviren në favor të shqiptarizmit rrjedhin nga bibliografia helene.

Advertisement

Së pesti. Në këtë kontekst, u përdor një taktikë “më e kohës” për të dalë te një rezultat sigurisht më të rrezikshme se sa deklamimet e hapura nacionaliste me argumente propagandistike. Kjo për faktin se dokumente të veçanta dhe të shkeputura nga realiteti (dhe me burim grek) u fetishizuan. Ose, në debat, në emër të të qenit i pranueshëm nga audjenca shqiptare të cilës i drejtohen dhe duke abuzuar me titullin shkencor, u thanë disa gjysëm të vërteta që janë më të rrezikshme se mashtrimet. U bënë lëshime të tilla shkencore e bibliografike që jo vetëm shtrembërojnë realitetin historik, por venë në dyshim dhe të ardhmën. P.sh, për konfortabilitetin “e palëve”, këta studjues u heqin banorëve të Epirit, helenëve, vazhdimësinë që nga lashtësia dhe i spostojnë fillesat e tyre në Epir në kohën e Mesjetës kur evidentohet dhe prania e elementit alban. Ndërkohë, hedhin posht pretendimet se grekët e sotëm janë të ardhur në trojet e tyre shumë vonë, aty nga shekulli XVIII, si çifiçinj të varfër dhe pa kulturën e sotme, të cilën “ua huazuan vendasit shqiptarë”, por që “në vijim dhe fatkeqësisht u asimiluan prej ardhësve” !! E spostojnë origjinën helene në kohën e mesme, pra në kufinbj kohor të barabartë me “albanët”. Ndërkohë, në debat u shtua terminologjia me konatacion negativ ndaj grekëve, ose me marifete, nuk dilet në asnjë konkluzion, për oarigjinë e së cilës palë dhe hidhet me shumë mjegull si ushqim i qarqeve nacionalistë me nivel kulturor të ulët dhe pa mundësi gjykimi e vlerësimi.

Së gjashti. U vu re gjithashtu një fakt me remineshenca dyfishttë demshme. Në emër të parimeve të drejta shkencore u kërkua në debat një qasje adekuate. P.sh, është e vërtetë se duhet të evidentohen dhe të konsumohen burime të ndryshme informacioni. Realisht, institucionet zyrtare me integritet dhe përgjegjësi shkencore në vend nuk promovojnë burime të ndryshme për këtë problem, por nuk dalin as vetë në konkluzione përkatese (veçse konsumojnë përtypjet e sistemit komunist). Për pasojë, përpjekjet individuale derivojnë shpesh në dorë të kaosit dhe të abuzimit, apo destruktivitetit akademik. Kjo vjen për faktin se ky “mendim shkencor” gjithmon e më shumë tenton vetëm opinionin publik shqiptar dhe me motiv përgjithësisht atë nacionalist. Mendoj gjithashtu se kjo kërkesë (për shumjë burime) mbëtet inefiçente për opinionin publik shqiptar, në kushtet kur ai, ashtu si edhe vet mendimi shkencor, ka renë pre i sundimit dhe të emocionit nacionalist i shfaqur si antihelenizëm.

Këtë realitet nuk e justifikon as heshtja e palës greke, që vjen kryesisht për shkak të nënvleftësimit të argumentit shkencor shqiptar. Këtë realitet, mungesën e ballafaqimit të mendimit shkencor shqiptar, qoftë me atë të fqinjit apo dhe me atë evropian dhe botëror, si shprehje e mangësisë së objektivitetit shkencor dhe ballafaqimit të argumenteve, e kanë venë re shumë institucione shkencore perendimore, me në krye akademikë austriakë dhe gjermanë. Pra, në kushtet kur të paktën ka një mungësë serioziteti shkencor dhe një ekspasion nacionalist të rendit ideologjik si edhe nëse vërtet duam të vërtetën dhe prosperitetin që na servir historia e gjatë dhe e përbashkët, duhet të organizohen ballafaqime të vërteta shkencore dypaleshe dhe globale, ashtu siç nisi me 2016 Akademia e Shkencave për Voskopojën.

Së shtati. Me këtë qasje lidhet edhe fakti tjetër. Në argumentin teorik të debatit u përdor shpesh një fakt i vetëm, i shkëputur nga mjedisi historiko-kulturor që e prodhoi, aq më tëpër kur dihet se një fakt i vetëm nuk mund të përgjithësohet dhe të shërbejë për rezultate shkencore shtëruese. Apo, me keq ta përdoresh atë për të justifikuar politika dhe qëndrime të ndryshme.

Advertisement

P.sh. Në debat u kthye në strumbullar prove në favor të argumentit të pranisë së elementit shqipfolës në trevat e komunitetit të sotëm të minoritetit etnik grek, një dokument e vitit 1856 që lidhet me një përgjigje pozitive të Patriarkanës së Konstandinopojës ndaj kërkesës së një komuniteti shqipfolës që nuk ka lidhje me elementin helen ortodoks në jugun e sotëm të Shqipërisë. Madje, hidhet dhe teza se kjo

përgjigje ashtu si edhe ajo ndaj Mihal Gramenos me 1909, ishin produkt i presionit politik të P. Otomane në favor të elementit shqiptar.

Intërpretimi i faktit apo i fakteve në fjalë nuk i përgjigjen realitetit, ose është së paku i njëanshëm. Dihet se interesi i Perendimit për krijimin e komb-shteteve në pjesën evropiane të P. Otomane, (pas revolucionit grek të 1821) kishte si premisë kryesore identitetin e tyre të krishterë. Pionieri i këtij interesimi për shqiptarët me shumicë myslimane ishte British and Foreign Bible Society e cila që në dhjetëvjeçarin e tretë të sh. XIX i kërkoi lejën Patriarkanës për përkthimin e librave të shënjta në gjuhën shqipe. Patriarkana, nisur nga parimi i Bizantit, “një fe shumë gjuhë” dha pëlqimin e kësaj inisiative. Qëllimi ishte i qartë. Në aspektin fetar shikohej mundësia e rikrishtërimit të elementit të myslimanizuar shqiptar dhe së dyti, në kuadrin e idesë së hedhur nga Kollokotroni me 1823, i cili, duke u nisur nga pesha e madhe e shqiptarëve në krah të P.Otomane, synoi një alenancë të mundshme me ta duke propozuar një shtet dualist Greko-shqiptar. Në këtë kuadër personalitete të kohës së shqiptarësisë, si Veqilharxhi, Meksi, Argjirokastriti, të cilët ishin dhe anëtarë të Philiqi Etairias (krahu politik dhe ushtarak i revolucionit grek), u angazhuan në këtë proces, që u kulmua me kërkesën zyrtare të Gjolekës, ndaj mbretit të Greqisë për çlirimin e Epirit nga pushtuesit otoman dhe bashkimin e tij me Greqinë, mjaft që të respektohej gjuha dhe besimi.

Në këtë logjikë me 22 prill 1845, Veqilharxhi mori një letër nga sekratari i Mitropolisë së Korçës ku i transmetonte qëndrimin pozitiv të Mitropolitit për abetarën e tij.

Advertisement

Në këtë klimë helenizmi dhe ideologjia e re greke, sh. XVIII-XIX shërbeu si shtrat për ideologjinë kombëtare shqiptare, që sipas balkanologës N. Clayer, nisi si pjesë e helenizmit dhe vijoi e lidhur ngusht me të, ndaç si komplementare, ndaç si kundërshtare. Literatura greke dhe mjedisi grek u bë për më shumë se gjysëm shekulli (1860-1905) mjeti për promovimin e problemit shqiptar. Gjithë plejada i rilindasve shqiptarë, ortodoksë apo myslimanë, njihnin greqishtë, shkruan dhe botuan greqisht.

Eshtë e vërtetë se me reformat e Tanzimatit dhe veçanërisht me ardhjen e xhonturqve në pushtet interesi i P. Lartë për elementin shqiptar ishte i madh dhe lidhet me nëvojën e saj për të patur aleanca të qëndrueshme këtu, pasi, pas Krizës së Lindjës, fundi i saj në pjesën evropiane ishte i dukshëm. Këtij qëllimi i shërbëu edhe zëvendësimi në analet zyrtare të Perandorisë me 1892 të etnonimit “arnaut” me etnonimin “albanët- shqiptarët” dhe prodhomi i një serë dokumentash të natyrave të ndryshme për të provuar indentitetin shqiptar, sidomos në Epir. Për herë të parë P. Otomane kujtohet të hap shkolla në gjuhën turke për të konkuruar shkollat greke, (si në rastin e Janinës) dhe jep leje për legalizimin e veprimtarive në gjuhën shqipe.

Po ashtu dihet se konfodimi i interesave të fuqive adriatike me ato të P. Otomane në fillim të shek XX, bëri që komuniteti shqiptar t’i kundërvihet helenizmit me objekt kryesisht fenë ortodokse, fenomen që për defektet e vet kishës ortodokse dhe politikës së saj, u evidentua dhe në proceset e formimit të kombështeteve të tjera në Ballkan.

Solla këtë shëmbull, në kuadrin e gjithë ndërhyrjes time në dabat për të thenë se realiteti diakronik i natyrshëm i marrëdhënieve midis grekëve dhe shqiptarëve në këtë rajon identifikohet plotësisht me frymën evropiane sot dhe se politika dhe interesat e ndryshme ushqëjnë, sidomos në disa elementë dhe nivele të shoqërisë shqiptare, ndasinë, konfliktualitetin, gjuhën e urrejtjës! Besoj se impenjimi intelektual duhet t’i kundërvihet këtij lloj ushqimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit