Nga Astrit Patozi

Deklarata e pafajshme dhe e sinqertë Palokës nuk ka ndonjë vlerë juridike, që mund të përmbysë balancat, dhe as mund të përdoret si një dëshmi me peshë të madhe politike, sepse nuk është ndonjë zbulim i madh.

Edhe pse i ka vënë njësoj në vështirësi, si “foltoren” e doktorit, ashtu edhe selinë e vulës së Lulit, ajo nuk çudit askënd në atë që ka mbetur në atë parti.

Ata e dinë të gjithë ç’kanë bërë, sa herë është zgjedhur kryetari i PD-së, që prej vitit 2013 e këndej, pavarësisht pozicioneve të sotme kundër njëri-tjetrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por ajo vlen shumë për të kuptuar se pse Basha dhe Berisha e shmangën me të gjitha mënyrat dhe mjetet një përballje të drejtpërdrejtë me votë, por vrapuan secili në kuvendin e vet, njëri në stadium e tjetri në pallat.

Sepse askush prej tyre nuk kishte më siguri se do ta aplikonte më mirë se tjetri atë “mjeshtërinë” e manipulimit apo vjedhjes së votës, për të cilën foli, me ose pa qëllim, mbrëmë Edi Paloka.