Disa këshilla Ramës, meqë na lajmëroi gjëmën që do na ndodhë

Nga Dritan Shano

Kataklizma …

E këshilloj kryeministrin, që në kushtet e gjëmës së madhe që ai vetë lajmëron se do i ndodhë shqiptarëve në periudhën që vjen, të miratojë një ligj të emergjencës buxhetore; me anë të këtij ligji të ndërpriten të gjitha investimet, prokurimet, dhe pagesat e PPP-ve me paratë e shqiptarëve për vitin 2022.

Të gjitha burimet financiare, taksa dhe borxh publik, duke qenë se janë para të shqiptarëve  të përdoren nga qeveria që shqiptarëve të mos i mungojë asnjë sekond energjia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po kështu qeveria të përdorë rezervën e naftës duke e hedhur në treg, për të mbrojtur konsumatorin nga spekulimet aktuale, sipas të njëjtit mekanizëm me të cilin ndërhyn Banka e Shqipërisë në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Le të bëjë këto njëherë, për të treguar se qeveris për të mirën e shqiptarëve; kjo është diçka për ta lehtësuar shqiptarin me mjetet që ke në dorë, mjete të cilat ua ke marrë shqiptarëve nga xhepi paraprakisht.

Nuk ka pse mjaftohet duke dalë në televizor e u thotë atyre: shqiptarë, ju do vuani; siç bën zakonisht duke larë duart ashtu siç bëri dhe Ponci Pilat!

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";