Doruntina në bulevardin e vdekur

Nga Frrok Çupi

Pendesa e fundit e Kostandinit:

Pse nuk e kishte shpallur Doruntinën ‘dëshmore’ të atdheut, por e la veç me një varr. 30 vjet, e nuk e kishte bërë këtë gjë!  Ideja i erdhi në kokë dje kur po niste zbarkimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Po të ishte Doruntina ‘dëshmore’, ajo menjëherë do të deklaronte se ndodhej në bulevardin që i përket asaj…

Por edhe kjo ide u fik në momentin kur Sali Berisha u shfaq në derën e hekurt të PD, ish- SHQUP, dhe aty u step. Iu bë sikur rrasa e gurtë që mbulon Doruntinën e vdekur nuk mund të hapej kurrë për të, dhe u largua me qëllime bizare, ndoshta do të kthehet nesër te ‘varri’. PD, domethënë  ‘Doruntina’, nuk është më për kalin e Berishës; edhe kjo ide ka vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ iu duk larg, shumë larg, sa në Jutbinë. Bulevardit glorifikues të Musolinit dhe Hoxhës iu avit çalë- çalë, si ta kishte Doruntinën jo në kalë, por mbi shpatulla. Një ëndërr e keqe. Tetë bodyguardë (që në kohën e Kostandinit quheshin mercenarë) po i bënin hije të keqe.

Saliu kishte ardhur në bulevard me një ide gjiganteske për të shembur gjithë Ballkanin, edhe ‘Ballkanin e Hapur’, por s’po e mbanin vegjët. Filloi të mërmërisë me vete, dhe për këtë nisi të urrejë rojat që po ia shikonin dobësinë.

Mërmërima me vetveten:

E para, po sa pak shahitë paskan ardhur në ditën e Doruntinës. Rreth tij priste që të vinte ‘populli mbarë’ në mburravecllëkun e Berishës. Po veç pak kosovarë e pak tropojanë, sa pesë sofër burra kishin ardhur në bulevardin e vdekur. Vajmedet për këtë ditë- mërmërinte Saliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E dyta, mërmërima inatçore:

Ah more ‘Ballkan i Hapur’… I erdhi në kokë pamja e rrasës së mbyllur te dera e Partisë Demokratike, dhe iu bë se për të tjerët çdo gjë është i hapur, edhe Ballkani vetë ku ka ndodhur Balada e Kostandinit. Veç për Berishën janë mbyllur të gjitha. Aty u nxeh keq; por s’e mbanin leqet. Bodyguardët janë e zeza e të zotit, se ata shikojnë e shënojnë çdo gjë.

Mërmërima me bodyguardët:

Të gjithë ata duket se kanë dalë nga e njëjta kuti: Secili me mjekër të zezë. Duket se që nga data 9 shtator, kur Berisha u përjashtua nga Parlamenti i PD, tetë bodyguardët janë depozituar në një bunker të madh, derisa t’u rritej leshi në fytyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata duheshin ‘me leshra të frikshëm’ për këtë ditë në bulevardin ‘e vdekjes’. Saliu kishte menduar se këtu do të vdiste vendimi amerikan për ‘non grata’, por ndodhi e kundërta. Bodyguardët ishin tetë, i nënti Berisha. Të nëntë janë kompozuar si nëntë malet e Baladës së Doruntinës; këta do të kapërcenin nëntë male… Por miti ra në bulevardin ‘Dëshmorët…’

Mërmërimë me të rënët:

Të gjithë ata që u mblodhën rreth ‘Doruntinës’, të gjithë janë të rënë. I pari është vetë vëllai, Saliu. Ky erdhi në histori mbi kalë dhe po ikën më këmbë. Kur po zbriste nga podiumi ku mbajti fjalë e i dha porosi Amerikës (si të fliste me Doruntinën e gjallë), bodyguardi i futi krahun, e mbajti peshë dhe e zbriti në gurët e bulevardit. ‘Tash po shkojmë në shpi, vëlla, se nuk mban më’, i mërmëriti roja në veshë.

I dyti hipi në podium ish- presidenti Nishani. Atë e mbajtën për krahësh edhe kur hipi, por edhe kur zbriti. Fatkeqësisht, gjatë gjithë presidencës së tij, sëmundja e rrëzoi dhe e bëri ta marrin për krahësh. Kësaj nuk ke ç’i bën; por nuk ka shtet në botë që mban një president ‘për krahësh’. Tani, me rastin e  Doruntinës, popullit shqiptar, të njëjtët po i ofrohen ‘për të ardhmen’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E treta, hipi, por nuk donte të zbriste ish deputetja e një ish- presidenti të një ish-parlamenti në Kosovë. Dëshmia nuk e regjistroi emrin e saj. Vetëm një gjë dukej se e kishte të përtërirë që nga koha kur mbahej mend: dhëmbët e gojës. Kjo grua kosovare deklaroi se Saliu ishte vetë ‘legjenda’.

Saliu ngriti pak sytë dhe iu bë se bash kjo ishte ‘Doruntina’. E gjeti të gjallë më në fund; nuk i duhet më as PD as Ballkani!. Ky qe edhe momenti kur Saliut i ndriti gëzimi: “Ja pra që Doruntina ndodhet këtu, pranë meje!’.

Më shumë u gëzua se iu bë sikur Amerika nuk ia paska rrëzuar dot Mitin… Dhe morën rrugën për në shtëpi. Bulevardi ‘Dëshmorët…’ po përjetonte vdekjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";