Dy gabime strategjike të opozitës, dhe ca taktike…

Nga Eduard Zaloshnja

Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve lokale para zgjedhjeve parlamnetare të 25 prillit, janë dy gafat më të rënda strategjike të një opozite shqiptare qysh prej 1991-shit. Me bojkotimin e Kuvendit, iu la në dorë “inxhinierit elektoral” Gjiknuri ta qëndiste kodin zgjedhor si i vinte më për mbarë. Me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, u la në dorë të socialistëve administrimi i 60 nga 61 bashkitë e vendit…

Me një disavantazh të tillë (pa filluar gara e 25 prillit), duhej një dallgë 1-milion votuesish opozitarë, për të përmbysur murin elektoral 800 metra të lartë, që ka ngritur Rama gjatë 8 vjetëve në pushtet. Por një dallgë e tillë, edhe pse u shpresua, nuk u materializua…

Sidoqoftë, edhe me aq pjesëmarrje sa u materializua (pavarshisht gafave paraprake strategjike të opozitës), një koordinim opozitar taktik në qarqe të ndryshme mund të kishte prodhuar një numër më të lartë mandatesh për opozitën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kështu, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së mund të kishte prodhuar në qarkun Durrës 7 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për 6 mandatet që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin për një grusht votash…

Në qarkun Berat, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 2 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për mandatin që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin për një grusht votash…

Në qarkun Gjirokastër, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 2 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori goxha më shumë vota se sa i duheshin për mandatin që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin …

Në qarkun Vlorë, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 5 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori goxha më shumë vota se sa i duheshin për 4 mandatet që siguroi, ndërkohë që LSI-ja nuk e kapi dot mandatin …

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qarkun Shkodër, një koordinim më i mirë në terren mes PD-së dhe LSI-së, mund të kishte prodhuar 7 mandate për opozitën. Sepse PD-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për 5 mandatet që siguroi, ndërkohë që edhe LSI-ja mori më shumë vota se sa i duheshin për mandatin e saj…