
Nga Namir Lapardhaja*
“Foltorja” nuk mund ta sjellë kurrë PD-në në pushtet.
Ajo mund ta tkurr Partinë Demokratike, mund ta izolojë ndërkombëtarisht, mund ta shndërrojë në bunker të mareshallit që nuk ka kush t’i shkruajë, mund ta zvogëlojë, duke krijuar një partiçkë si produkt të saj, por ajo nuk mund të jetë kurrë alternativë e ndryshimit, për një politikë të re, pa figura të korruptuara.
Dhe, do Zoti, Doktorit s’i ndodh ndonjë “goditje” tjetër deri më 11 dhjetor, se këta figurat e shquara që janë mbledhur grushtbashkuar rreth “Foltores”, do shqyejnë njëri-tjetrin pastaj, se kush do bëhet më parë kryetar i partiçkës së re.
Advertisement
*Anëtar Kryesie e PD