Nga Klevis Bakillari

Pluralizmi politik shqiptar ka shërbyer si habitat ideal për shumë partiza. Krijesa të egove dhe axhendave personale të  liderëve, ato mbijetuan me instiktin e kameleonit. E kanë ndryshuar ngjyrën sipas stinës politike.

Programet i kanë ndërruar si natyrën fati, si veshjen femrat, si vektorin era, ngahera . Pa themele në  ideologji dhe dembele në zhvillimin e alternativës, shumica fatmirësisht, mbetën organizma politikë rudiment. S’patën ndonjë funksion qeverisës ose e patën minimal. Por le ta ngushtojmë lakun e lakonizmit, t’i bjemë shkurt: formacioni politik i LSI ishte partia që lulëzoi djathtas e majtas.

Pragmatizmi që energjizoi këtë formacion partiak që prej krijimit, do të shërbente si  një katalizator për kataklizmën politike e sociale që prodhoi bashkëqeverisja me të djathtën dhe pastaj me vetë të majtën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

U përmbys raporti midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit.  Ai që veshi fanellën e këtij formacioni politik, automatikisht do të zgjidhej si i zgjedhuri për poste të rëndësishme. U përmbys raporti i votës me vlerën e ndryshimit.

Ndryshimi e humbi kahun dhe me votën u bë biznes politik i pastër.  Këtu nisi ‘politikalizmi klientelist’ i LSI, pra ‘zelli dhe shpirti partiak’ u atashuan tek interesat e ngushta materiale. Oportuniteti që sollën dy bashkëqeverisjet, do të mundësonin aksidentalisht, një shpërthim të kësaj celule që e ktheu për herë të parë politikbërjen në arenë klientelizmi.

Sa djathtas , sa majtas , LSI ka treguar se qimen e ka ndërruar por zakonin e brejtësit nuk e ka harruar. E ka dredhur aq mirë sa me atë bisht si gisht, fatet e shqiptarëve ka diktuar. Ndoshta , ky është i vetmi gabim që populli shqiptar s’duhet tja falë vetes në 30 vjetë dedikuar tranzicionit politik.

Dhe pas shkëlqimit, vjenë rënia e dy kamberëve të asaj dere. Dhe rënia vjenë me fraktura. Largimet masive të elektoratit që kuptuan se pa mirëqënie kolektive s’ka progres, të figurave krahinore sidomos, aq të kultivuara sa janë por me kapital politik domethënës, të intelektualëve dhe profesionistëve që për arsye apo motivime të caktuara dhanë kontribut , janë harta e frakturave kapilare që kanë mbërthyer LSI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy kamberë në një derë, prej dy vitesh nuk po merren vesh dhe fraktografia e Monalikes sapo është ravijëzuar. Rënia vazhdon.

TemA