Nga Ibish Neziri

Të pagjeturit dhe lotët e krokodilit në Kuvend, apotheoza e presidentit, zgjedhjet, vrasja e Klodian Rashës, Vjosa Osmani dhe vizita e saj në Tiranë janë vetëm disa nga temat që mund të preken këtë herë, pa i anashkaluar as mergimtarët të cilët po ia kthejnë gjallërinë Kosovës, por edhe dike vetë prania e tyre po e mbytë duke ia „zënë frymën“ dhe „ngushtuar hapësirën“, të cilën ai dikushi po e sheh vetëm për të vetën.

Nga shkrimi im i fundit i publikuar këtu e deri sot janë zhvilluar aq shumë ngjarje sa që është vështirë të përfshihen të gjitha, por këto të mësipërmet nuk mund të jenë të anashkalueshme.

I

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të thuhet se të pagjeturit, rreth 1600, janë plagë në trupin e kombit tonë që kullojnë gjak, është e tepërt se vërtetë edhe është kështu, por jo për secilin dhe jo kudo. Para pak ditësh u zhvillua një debat në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në të cilin u derdhën aq shumë lotë krokodili, përjashto familjarët e goditur drejtpërdrejtë, sa që ishte rrezik të mbytëshin ata që nuk  dinin not, në lumin e atyre lotëve. Por, ata ishin vetëm lotë krokodili dhe asgjë më shumë. Të pagjeturit vërtetë nuk janë viktimë e këtyre lotëderdhësve, shumica e të cilëve për të dytën apo të tretën herë janë në parlament, por janë viktimë e harresës dhe injorimit të tyre, e pranimit të lëshuarjes në bisedime me Serbinë pa thënë asnjë fjalë të vetme për fatin e të pagjturve, madje jo vetëm kaq por edhe injorimin thjeshtë të kërcënimeve nga zyrtarë të lartë serbë për ata që tregojnë se ku gjenden varrezat masive dhe të zhdukurit. Janë viktimë edhe e bashkësisë ndërkombëtare, e cila merret me Kosovën dhe Serbinë, gjithësesi duke i matur gjërat me dy kute.

Dikush duhet t’i thotë, jo Serbisë por Bashkësisë Ndërkombëtare JO,  nuk do të ketë asnjë bisedim, asnjë marrëveshje me Serbinë pa ditur për fatin e të pagjeturve, pa i kthyer ata në atdheun e tyre ku qe më shumë se 20 vjetë i presin varret e hapura, ku më shumë që njëzetë vjetë nënat, etërit, vëllëzërit  e motrat  në varrezat e zbrazta dërgojnë buqeta lulesh!

Kjo JO nuk duhet të jetë kusht, por duhet të jetë parakusht, pa të cilin nuk bërë hapin para!

II

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

„Misër! Misër!
Në shekullin e njizetët s’ka apoteoza perëndìsh, por ka apoteoza misri. Bjeshkët t’ona, qi dikur qenë lteret e apoteozave perëndìsh, sot janë lteret e apoteozës së misrit…“ Por, tani nuk jemi më në shekullin e njëzetë. Tani jemi në shekullin 21-të, madje për disa ditë po i lëmë dy dekada pas dhe po e fillojmë të tretën, duke pasur apoteoza tjera. „President! President!“ – është njëra nga ato apoteoza. „President! President!,  – ose vendi shkon në zgjedhje!
„Ne jemi të gatshëm për zgjedhje nëse nuk gjendet një konsenzus për presidentin…“

Ky ose ai duhet të jetë president, këtij apo atij i takon presidenti, kjo apo ajo duhet ta ketë presidentin, janë shprehje këto që i dëgjon njeriu shumë shpesh nëpër debate televizive me analistë e politikanë që janë bërë për kuku!.
„President!,  ose vendi shkon në zgjedhje!“

Jo President!,  ose vendi shkon në zgjedhje, por vendi të shkojë në zgjedhje e pastaj të vije presidenti.

Jo president përmes pazaresh politike në kurriz të vendit e popullit, por president të dalur nga populli, përmes votës së lirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjaft më vendin peng! Vendi t’i kthehet sovranit e sovrani ta zgjedh presidentin!

III

Një vrasje tragjike, krejtësisht e panevojshme, vrasje që në asnjë mënyrë nuk do të duhej të ndodhte, por ja që ndodhi, i trazoi shpirtërat në të dy anët e „trarit“ por disa sikur pritën që të ndodhte një tragjedi e tillë dhe pastaj të hidheshin në sulm si çakejë për përfitime politike, pa i përfillur as thirjet e të atit të Klodian Rashës, i cili edhe tha, mbështetur në disa shkrime gazetash „Po na i shtoni dhimbjet!“

Vrasja ishte krejtësisht jonjerëzore, por edhe përpjekjet për perfitime politike prej kësaj tragjedie akoma më jonjerëzore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pa dashur të bëjë krahasime dhe t’i hy në hak Klodian Rashës, për vrasjen e të cilit edhe unë ndjehem thëllë i lënduar, i pyes ata çakejë që u përpoqën të përfitojnë prej kësaj tragjedie, çfarë ndodhi me aktorët e 21 janarit, ishin ata të bijtë e dikujt, prindërit e dikujt, vëllezërit e dikujt  apo nuk ishin?

IV

Një vizitë në Tiranë, e cila nuk do të duhej të ishte e çuditshme, por ja që na doli e tillë.

Shkoj Vjosa, ud e Presidentit në Tiranë, por a e mori vesh kush se pse shkoi: për të defiluar, për të mbajtur loxhe, për të shitur mend, për t’i përfaqësuar dajallarët e saj, për rolin e të cilëve tani më u mor vesh se kush ishin dhe pse e kur ishin dënuar, apo për të futur pyka në mes Tiranës dhe Prishtinës apo edhe vetë brenda përbrenda Tiranës?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të thuash se Shqipëria s’ka bërë gjë për Kosovën, siç tha Vjosa jonë, do të duhet të jeshë fare i handakosur ose i qurosur se i paditur po se po!

Njëqind çekiça vetëm një majë thumbi qesin, prandaj për të mos u zgjatur më shumë me këtë, bëmave të saj në Tiranë asgjë nuk do t’i shkonte më mirë se thënja e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson: „E keni dhjerë punën!“ Nga kjo thënie Ambasadorja Jacobson nuk e pat përjashtuar Vjosën por e pat lënë bashkë me ata që e patën dhjerë punën, dhe për fatin e keq dhe turpin tonë Vjosa edhe këtë herë  e dhjeu punën!

V

Afrimi i festave të fundvitit bëri që mërgimtarët t’ia kthejnë gjallërinë e munguar prej një viti Kosovës. Mirëpo, dike prania e mërgimtarëve në atdhe po e pengon, po e „mbytë“, po ia „harxhon ajrin“ dhe po ia „ngushton hapësirën“, të cilën ai dikushi po e sheh vetëm si të vetën, ani se nuk ka bërë për atë vend as sa mërgimtari më i vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk mendoj se prapa atij dikushi, me nderë jush, që nuk lë fjalë fyese pa folur e shkruajtur për mergimtarët fshehet ndonjë qëllim i keq, por dëshira për t’u popullarizuar.

Është për të ardhur keq  se gjithë ajo luftë kundër mërgimtarëve nuk po ia sjellë rezultatet e dëshiruara!

Më shumë se ai vetë po i popullarizohet nëna!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";