Gjesti i Lulzim Bashës meriton respekt!

Nga Agron Gjekmarkaj

Lulzim Basha mbajti pergjegjësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kesaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është nje gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje per një kohe të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Pergjeqesia morale e politike u mbajt.

Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemerimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e peshtymes mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengese për rindertimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e ketej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse  çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në token e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nese respekti per gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite.

Ajo do të ringrihet nese arsyeja mund inatin , nëse  besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin  e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohes per besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për  gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbremë perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores!  Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor  i një prone private apo një interesi personal