Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.

Siç raportojnë mediat italiane, vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave që e kanë bërë me qëllime studimore, transmeton abcnews.al.

Vaksina u shpik nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Sipas drejtorit i spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit.

Komisioneri për përballimin e krizës së koronavirusit, Domenico Arcuri se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve dhe nëse gjithccka shkon sipas planit, vaksina do të përbëjë një lehtësim për sistemin shëndetësor italian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vaksina do të rrisë kapacitetet tona dhe do të na bëjë më shumë të pavarur nga të tjerët”, tha ai.

Deri më tani, vaksina është shpikur nga “Bion/Tech”, e cila lidhi një kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Pfizer”, “Astra Zenecca”, “Moderna” si edhe nga një kompani ruse dhe një kineze.

Italia bëhet shteti i radhës që shpik vaksinën duke rritur kështu shanset që pandemia të marrë fund sa më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";