Kronika  e shëmtuar e urrejtjes për Shqipërinë prej “kosovocentristëve”

Nga Ylli Pata

Ishte viti 2001, kur një grup gazetarësh nga Tirana shkuan në Kosovë për të punuar. E nisën kolegët e agjencive të huaja, e më pas të tjerët. Mjaft djem e vajza nga Tirana u rekrutuan në Bondsteel, bazën amerikane të KFOR-it, por edhe tek trupat e tjera të NATO-s që u instaluan në Kosovë.

Ndërkaq në zyrat që shtetet e mëdha perëndimore hapën në Prishtinë gëlonin të punësuarit nga Shqipëria si asistentë, përkthyes zyrtarë etj.

UNMIK-u u mbush gjithashtu me të diplomuar nga Shqipëria, një pjesë e të cilëve u bënë VIP-a të politikës si Lulzim Basha, Argita Berisha, Edit Harxhi, kurse Florion Mima ishte për një kohë goxha të gjatë “Ministri i Financave i Kosovës”, i emëruar nga administrata e OKB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu shumë brokera të agjencive të sigurimit të mëdha të Shqipërisë, nisën punën në Kosovë, e cila u mbush me njerëz nga Shqipëria, që realisht nuk ishin aq shumë krahasuar me numrin e madh të ndërkombëtarëve që ishin të punësuar, apo nënkontraktorë të administratës së madhe ndërkombëtare.

Ndërkaq, në mediat e Kosovës, nisën të punësohen reporterë nga Tirana e qytetet e tjera. Duke nisur nga televizioni publik i Kosovës dhe mediat e tjera të vendit. Ishin të zhumtë gazetarët që gjetën punë, madje edhe themeluan edhe media që sapo u hapën.

U duk një periudhë e artë e njohjes së terrenit dhe pjesës se kombit që kishte qenë e ndarë. Duke prekur vetë lajmin e Kosovës, gazetarët edhe mundeshin ta njihnin sa më afër situatën, por edhe fenomenet.

Gjatë punës, pati një ngjizje perfekte me kolegët e Kosovës dhe nje terren fertil për të bashkëpunuar e njohur njëri-tjetrin më mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

U krijuan kështu shoqëri, lidhje sentimentale e u krijuan familje të reja.

Por disa media të Kosovës, nisën që ta cilësonin këtë “dyndje të shqiptarëve” si të rrezikshme.

Gazeta “Bota Sot”, që ishte nga më të shiturat atëherë e botohej në Zvicër, publikonte mjaft artikuj për klanet “vllaho-labo-ortodokse” të Shqipërisë që donin ta bashkonin vendin me Greqinë e Serbinë.

Ylli i këtyre shkrimeve ishte natyrisht Kastriot Myftaraj, që në Shqipëri merret me teori konspirative.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por “Koha Ditore”, gazeta me serioze në vend,hapi gazetën me një kryeartikull që s’ishte lajm.

“Gazetarët nga Shqipëria”, duan të kthejnë Kosovën si Shqipëria e vitit 1997. Asnjë lajm, asnjë fakt, asnjë logjikë.

Autorin që kishte firmosur shkrimin e kishim koleg që ndiqnin aktivitetet e përditshme, e takuam e na tha se vinte urdhëri nga lart.

Botuesi i kësaj gazete kishte politike që nuk punësonte gazetarë nga Shqipëria në Desk(redaksinë qendrore).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ikjen e ndërkombëtarëve e fondeve, natyrisht ra edhe fluksi i shqiptarëve të Prishinës që u kthyen me shumicë, po një pjesë e mirë qëndroi.

Alma Lama, një gazetare e vjetër në Tiranë në disa media qëndrore këtu ishte martuar me një djalë nga Prishtina, e pas lufte vendosën të jetojnë në Kosovë.

Alma nisi si korespontente e Top Channel në Prishtinë, ku arriti për pak kohë të kthehej në një prej reportereve më të njohura në vend.

E ky reputacion i saj, u vu re nga partia e Albin Kurtit, e cila ishte në “gjueti” të figurave të njohura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fabula e Alma Lamës ishte perfekte për atë që kërkonte Kurti; një gazetare të Shqipërisë që jeton në Kosovë, dhe e vendosi menjëherë kandidate për deputete. Alma fitoi, duke marrë mjaft vota preferenciale.

Por nuk kaloi shumë kohë, dhe fabula e Almës nuk ishte më “trendy” për Vetëvendosjen, që kërkonte gjithnjë e më shumë njerëz nga “barku konservator e ai i ekstremistëve muslimanë”.

Nisën sulmin ndaj Alma Lamës, duke dirigjuar një fushatë të ndyrë, edhe qarqe mediatike që nxiteshin nga njerëzit pranë kreut të Vetëvendosjes.

Pasi u gjend e denigruar nga partia që e i besoj aq shumë, Alma Lama u bashkua me Lidhjen Demokratike të Kosovës, një forcë që ishte realisht mjaft afër konceptit dhe ideve tradiacionale të saj që edhe në Shqipëri ishte pranë së djathtës, pra PD-së, dhe familja e të shoqit që kishte qenë përkrahëse e LDK-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por sulmet ndaj saj vetëm u rritën, madje edhe kërcënime fizike nga “paramilitarët” agresivë e ekstremistë fetarë të Albin Kurtit, që nuk ndalen asnjë ditë.

E Alma Lamen nuk e mbrojti asnjë ditë, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti, e as Isa Mustafa, përkundrazi e lanë vetëm në yryshin e turpshëm të koreve që patën zëra edhe në median e Kosovës, që kishin gati shprehjen “të Shqipërisë nuk e njohin Kosovën”.

E pra Alma Lama ishte më popullorja ndaj të gjithë kolëgët e saj edhe si reportere, edhe si politikane, thjesht e larguan provincialët kosovocentristë.

Njëjtë vepruan edhe me kreun aktual të Vetvendosjes në Tiranë, Bojken Abazin dhe Arbër Zaimin, të cilët me një veprim skandaloz dhe të paprecedentë, qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa i DEPËRTOI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një vendim që asnjë qeveri e Shqipërisë nuk e ka bërë për qytetarët nga Kosova. Një precedent skandaloz që gjithashtu helmon marrëdhënien tonë.

E ky shtrat helmi vetëm çon drejt ndarjes, kur “bota serbe” në Serbi, Bosnjë, Mal të ZI, e kudo kanë media të përbashkët, shtrat kulturor të përbashkët e natyrisht treg të përbashkët.

E njëjta gjë është për “botën kroate”, madje edhe boshnjakët janë më të integruar me trevat që kanë në Sanxhak e Mal të Zi, të cilët në shumicë janë shqiptarë të bosnjakizuar.

Por njeriu që urrehet më shumë nga kjo pjesë e kosovocentrizmit është natyrisht Rexhep Qosja, njeriu që e ka sulmuar me vepra këtë ide që në vitet ‘50, kur sulmoi tentativat për një “gjuhë kosovare”, që duket se është rikthyer edhe sot nga dashnorët e kësaj mënyrë, që ata i thonë “dialekt gegë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mendo si do të ndjehej Mjeda apo Migjeni që shkruanin në gegnisht, kur lexojnë gjuhën e  e ububushme të Berat Buzhalës….

TemA