Nga Alba Malltezi

Është një humnerë që në gjithë këto vite nuk po mbushet dot në shoqërinë tonë: respekti për gruan në të gjitha ngjyrat, format, mendimet, cilësitë që ajo shfaq e përfaqëson.

Për disa nga ne është e pamundur përballja me të kundërtën; nuk e di se çfarë shkakton në karakterin tonë, por një mendim i kundërt, ndryshe, trasformon edhe më të mësuarin e qyteruarin në një individ që humbet format njerëzore, që shndërrohet në një pikturë absurde të Francis Bacon.

E kur kjo “e kundërt” është grua, fjala, forma, etika dhe estetika, rrëzohen. Mijëra vite qytetërim, ndërtim, shkatërrohen për të dalë në origjinën e mundimshme të epokës së shpellave. Gruaja në Shqipëri nuk ka fituar ende vendin e duhur, nuk them postin e duhur, por vendin e duhur si një bashkëfolëse e barabartë dhe dinjitoze për t’u dëgjuar, pavarësisht mendimeve dhe përkatësive ideore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që në fillimet e mia gazetareske jam vetëpërjashtuar nga tavolina e biseda publike pikësëpari nga frika nga vetvetja, se mos sedra ime shqiptare reagon me të njëjtën mënyrë ndaj përbuzjeve burrërore siç përsëritet përdarkë, prej qindra darkash njësoj, këtej e 25 viteve në diskurset publike, por, edhe nga frika dhe vrazhdësia e arroganca e kujt qëndron përballë: Kjo! Kush është kjo! E tha kjo! Foli dhe kjo! Një gjuhë që për fat nuk e kam provuar në rrethin tim familjar. Por kjo nuk mjafton dhe nuk më inkurajon.

Siç nuk më inkurajojnë programe e programe institucionesh prestigjoze ndërkombëtare, ndërgjegjësime e financime të shkuara kot, të cilat thërrmohen çdo ditë në shtëpitë, zyrat, tavolinat e mjediset shqiptare duke treguar se nuk kanë pasur asnjë rezultat. Aq më tepër kur fjalët e rënda përdoren nga vetë ata/o që në këto programe kanë qenë herë promovues e herë zbatues të drejtpërdrejtë.

Kur flasim për një grua e me një grua, secili është i lirë të thotë nëse nje punë, një fjalë, një veprim e bëri pëlqyeshëm ose jo, qoftë politikane, mjeke, artiste, shkencëtare, aktiviste, gazetare, por përbuzja, ofendimet, etiketimet, përndjekjet nëpr rrjete sociale, cilësdo spektri të jetës i takojnë, duhet të largohen përgjithmonë nga shoqëria jonë: E kjo përbuzje kaq e dukshme dhe lënduese duhet të zhduket sëpari në familje, pastaj në punë e në vende publike. Asnjë grua shqiptare nuk e meriton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";