Nga Ilir Metaj

E pra, ja ku eshte përsëri skena: e madhe, e bukur, e ndricme, si kurrë ndonjëherë.

Te gjithë presin presin ATE, debutuesin madhështor, ate qe duhet te erresoje gjithë yjet përreth me driten e vet, se helbete, 8 vjet pritje…

Me ne fund, ja, fanfarat ndizen, tingulli zgjatet duke ngritur tonet….projektoret kryqëzojnë tufat e dritave dhe… Puffffff… ne vend te Paaaaafff.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po mor po, e pushtoi skenën, por si nje kamerdare e shpuar, qe gjithsesi e pushton sipërfaqen, por jo hapësirën.

Ndersa duhej ta pushtonte si nje xhind, qe me ne fund ka dale nga shishja dhe rriiitet e rriiitet duke  zvogëluar çfarë gjen përreth.

Ne fakt doli nje kamerdare e shpuar qe premton megjithatë te na shpjerë përtej oqeanit, atje ku xixëllojnë dritat, atje ku qielli takon token, tuuutjeee.

Kete përfytyrim me ndolli shpallja e programit te PD, te asaj PD qe si xhindi kishte 8 vjet e tkurrur ne shishe (dhe nuk e futi nje grua atje, por nje bu(r)rë) dhe qe kishte vetëm nje rruge: te shpërthente e te ripermasohej me madhështi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por jo, nuk e kapi as kete shans.

Dhe xhindi i përrallës zgjodhi te ofronte tre dëshira per t’u përmbushur.

Dhe xhindi i përrallës mund te ofronte po te donte edhe 1 milione dëshira, se ne përralla mund te besh c’te duash. Por ai, duke dashur t’i ngjaje jo-perralles e te behet i besueshëm se ekziston vërtet, zgjodhi vetëm tre.

Ne fakt, programi i Lulit ia kalon xhindit, sepse ndryshe nga xhindi ai do te duket përrallor, jo i vertete. Sepse nëse duket i vertete, njerezit do fillojnë te kuptojnë se eshte po ai, ai qe i gënjeu kur hyri e doli nga tre-kater dyer ministrish,ai qe i gënjeu kur hyri e doli nga gjumi bashkiak, ai qe i gënjeu kur hyri e doli nga cadra e nuk u mor vesh pse, ai qe….Eshte po i njejti dhe i vërteti!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi i ri i PD-se eshte si përrallat e 1001 neteve: cdo dite nga nje episod.

Keshtu rri ne jete deri sa te vije 25 prilli. Kush e di, mbase i kalamend neper ëndrra shqiptaret e lodhur nga episodi i rradhes:

Nata 1-deri nata 10 : 10 episode me rritje pagash (nga nje cdo nate: mësuesit, shoferet, pensionistet, kamarieret, mjeket, pastruesit,…..biznesmenet…, ah jo, fshije kete episod se këta i kane pagat sa minimalja…)

Nata 11-deri nata 20: 20 episode (2 cdo nate) me me ulje taksash (me rradhe te gjitha taksat se kush i mban mend te gjitha)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nata 21-deri nata 30: 30 episode (3 cdo nate) me rritje te ardhurash (se sipas matematikes 6×7=49, ulja e taksave sjell rritje te te ardhurave ne buxhet). Se, sec eshte nje parim, tip “ndyshimet sasiore sjellin ndryshime cilesore”. Cfare? Nuk ka lidhje? Epo, sa ta kuptojnë, ikën edhe 30 nete.

E kështu, e kështu per 1001 nete te bardha.

Po mire mor, Lul? Po si nuk tregove gabimisht, po gabimisht fare, ndonjë perralle me ndryshim te strukturës se ekonomisë, me sektorë prioritare, me GDP qe rritet aq e kaq nga kjo dhe ajo qe do vije nga këtej dhe andej…

Nje perralle qe te na beje te besojmë se, duke ndenjur per 8 vjet ne shishe, PD me ne fund eshte mërzitur dhe do te rrije jashtë e madhërishëm e, ndaj, do te vije ne pushtet vërtet e fuqishëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nje perralle sikur ne këto tete vjet u merzitet ne miniature e mblodhët 4-5 shkencetare te ekonomisë qe te përgatisin nje program 2+2=4 jo 6×7=49.

Por, jo. Luli mblodhi prap ata 3-4 veta qe nuk kane bere ndonjë here gje tjetër, vec zëdhënësin e cdo raporti a letre te nderkombetareve e qe, sa hapin gojën, e di çfarë do thonë: FMN tha kështu, BB tha ashtu, doing biznes ja priti kështu……A thua konkurrojnë vajzat e motit: moti, vranësira, era do fryje,shtrengata shiu,tempertaurat u ngritën…A thua nuk ka zedhenesa vet FMN-ja apo BB-ja!

Po si  nuk gjete 3-4 ekonomiste nga këta nderkombetaret qe u zini emrin ne goje dite per dite, meqë nuk paskeni tuajt?!

Si,si? Kerkove po nuk te moren seriozisht?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eh mor Lul, ti nuk zhgenjen kurre..

As ne version xhind.