Mallkimi i përjashtimit të Sali Berishës

Nga Alfred Peza

Unë jam ateist, por kur dëgjova se Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, për këtë falenderova Zotin!

Kështu mund ta përkufizonte një filozof i njohur, aktin e Kryetarit të PD kundër “liderit historik”, vetëm pak orë përpara fillimit të punimeve të Parlamenti të ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në këtë mënyrë, historia e Pasardhësve të emëruar nga Paraardhësit, përsëritet në formën e një mallkimi në Shqipëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi i parë që mori Ramiz Alia pas rënies së komunizmit, ishte ai i hapjes së rrugës për arrestimin e Nexhmije Hoxhës.

Edhe Lulzim Basha sot pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e përjashtoi Sali Berishën nga partia që themeloi 30 vjet më parë e që ia kishte dhuruar atij vetë më 2013.