Marrëzia e fundit e Berishës

Nga Namir Lapardhaja

Ish-kryeministri Berisha ndërmori sot ndoshta një nga sulmet më të pamenduara qoftë edhe nga një ateist i shpallur, nga një komunist, nga një ithtar i largqoftit, teksa mori përsipër të gjykojë se cilit ia pranon Zoti lutjet e cilit jo.

Ky sulm, që do të turpëronte këdo që beson se nuk rrjedhim nga majmuni, mund të konsiderohet si kështjella më e fundme që Berisha nuk e kishte prekur, të paktën publikisht.

Dhe duke tentuar edhe rolin më të pamenduar, atë të vetëpërcaktimit se kupton kujt i pranohen lutjet para Zotit, është e kotë të habitemi se si ai nuk e ka problem të sajojë shpifje lidhur me këdo, duke i sulmuar si të paguar nga kundërshtari i tij në parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fakt, pikërisht kjo gjuhë, që nuk prek vetëm ata që besojnë, por këdo qytetar që beson se fuqia e demokracisë është te pranimi i mendimit të tjetrit që nuk mendon si ty, është edhe gjuha që rrezikon jo vetëm PD-në, por edhe demokracinë, pasi ky model e rikthen një parti në shinat e diktaturës, ku kushdo që mendonte ndryshe linçohej, i bëhej gjyq publik.