Meta-Basha, krisja që nisi nga kërcënimet e presidentit

Krisja është zyrtare! Ilir Meta dhe Lulzim Basha tashmë nuk kanë ndonjë komunikim mes tyre dhe kjo u zyrtarizua me qëndrimet e Ilir Metës nga selia e presidencës, i cili akuzoi liderin e PD-së se u la vetëm në betejën përballë Ramës.

Sulmet e tij nuk u përqendruan në adresë të mazhoracnës, por edhe drejt liderit të partisë më të madhe të opozitës.

“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë. E përjashtoj veten në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një nga faqet më të zeza ai Kuvend. E nxorën dhe Presidentin e Republikës në pritë”, deklaroi Meta.

Me këtë deklaratë ai e cilësoi aktin e dorëzimit të mandateve në bllok nga opozita dy vite më parë si një nxjerrje në pritë, duke ia faturuar kështu si një vendim i Lulzim Bashës, pasi Meta ishte në Gjermani, nuk kishte “dijeni” dhe pas 25 prillit, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si kryetare e LSI-së i kërkoi publikisht falje për vendimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por kjo çarje mes Metës dhe Bashës nuk është se lindi sot, fill pas vendimit të Parlamentit aktual për shkarkimin nga posti i presidentit. Ajo e ka zanafillën te deklaratat e njëpasnjëshme që Meta lëshonte si silure kërcënuese ndaj Bashës, të tipit se mos ta detyronin që të jepte dorëheqjen dhe të merrte rolin e liderit të opozitës.

Përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, PD dhe LSI vendosën që të mos dilnin në një koalicion politik, por garuan më vete. Kjo mënyrë e konkurrimit shkaktoi shumë debate pas zgjedhjeve, ku PD dhe LSI mbetën në opozitë, nuk arritën të maksimizonin votat.

Akuzat e shumta u vërsulën nga LSI-ja në adresë të PD-së dhe anasjelltas, ndërsa mos dalja në një koalicion të përbashkët duket se nuk ka qenë një vendim i Kryemadhit apo i vetë Bashës, por që ka pasur ndikimin e fortë presidentit Meta.(Shqip)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";