“Misioni i pamundur” i Bashës

Nga Sonja Llana

Populli ka rezerva me qeverisjen e këtyre 8 viteve.

Si çdo qeveri që kalon jo një por dy mandate në qeverisje tashmë është e sprovuar dhe afërmendsh që cilido i rritur, i cili do të votojë me 25 prill, e di tashmë se çfarë do të bëjë me votën që do të hedhë në kutinë e votimit.

Ose do të rikonfirmojë me një mandat të tretë këtë qeveri, ose do të rikthejë një PD të ndryshme nga ajo që ka patur më herët qeverisjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Probabilitetet, sondazhet dhe konspiracionet, po ja lë ekspertëve të tyre sepse nuk është asnjëra fushë ku kam siguri të shprehem. Sot u zgjuam me zhurmë në rrjet, e rrjeti në fakt bën zhurmë për çdo gjë, nga një ngjarje madhore politike deri tek thashethemet e emisoneve televizive.

Sot titujve të librave shqip, iu shtua një titull “Misioni im”, i Lulzim Bashës.

Si studente e profilit, lumturohem kur shoh botime të reja, shqip, ndonëse ende nuk e kam lexuar ndaj nuk ju servir dot një recensë. Ndoqa videon e promovimit përballë studentëve, me shumë vëmendje por nuk arrita dot të kuptoj.

Kam ndjekur disa promovime librash por ky ishte i një lloji të veçantë, pasi më dukej sikur as vetë autori nuk ishte fort i kthjellët se çfarë do të gjente lexuesi kur të hapte kopertinën me një foto portret të liderit të selisë blu, nejse mos e gjykoni kurrë librin nga kopertina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Misioni i  Bashës ishte të bënte opozitë, ndaj po ju rikujtoj edhe njëherë ndonëse kam besim tek kujtesa e kujtdo, që opozita me Bashën në krye dogji mandatet dhe la atë pjesë të popullit, që ndjehej jo i përfaqësuar nga kjo qeveri duke nisur nga elektorati i PD e deri tek njerëzit që nuk kanë lidhje me politikën, por kërkojnë të përfaqësohen nga të zgjedhurit për në parlament, pa përfaqësim.

Mision i pamundur; Basha nuk diti të udhëheqë opozitën në parlament. Me kaq po e lë sepse sado të meremi me meme, gafa, lapsuse, nga matematika deri tek Musine Kokalari, asgjë nuk i ka kushtuar më shtrenjtë reputacionit të opozitës se sa vendimi për të mos bërë atë për të cilën në fakt janë destinuar të funksioniojnë, politikë, në rastin konkret, opozitë. Mos e gjykoni kurrë libin nga kopertina, por nga titulli ia vlen të krijoni një ide.

Misioni i tij është në fakt mision i pamundur, e ky fakt i kushton vetëm shqiptarëve, të cilët duhet të zgjedhin mes dy të këqijave në zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita u fut në garë ndonëse u përbetua se nuk do të bëhej kurrë pjesë e zgjedhjeve me Ramën kryeministër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";