Nga Alfred Peza

Ç’është Dita e Verës- pyeste Faik Beu dhe përgjigjej po vetë: “Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shelgjevet.”

Një shekull e ca nga kjo thënie, sot në Ditë e Verës u dëshmua se liderët e partive politike të opozitës shqiptare, mbeten thjeshtë frymëzuesit e moralit të forcës dhe jo të forcës së moralit që i rikthen pakicat përmes rrugës demokratike në pushtet.

E kanë dëshmuar se mbijetojnë përmes dhunës që në vitin 1991. Në vitin 1992. Edhe në vitin 1996, 1997 dhe në 1998, po e po. E kështu deri tek revolucioni i molotovëve të 2019. Për të ardhur tek dhuna në kryeqytetin e Ditës së Verës, në këtë pragzgjedhjesh të 25 prillit 2021.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E sigurtë është se nuk kanë asnjë lidhje me Konicën e madh. Sepse për ta nuk ka më as art, as muzikalitet, e as logjikë. As rregulla loje, as gëzim popullor, e as festë demokracie.

Për ta ka vetëm etje për pushtet me çdo çmim, mjet dhe mënyrë. Nga dhuna kanë ardhur, me dhunë kërkojnë të imponohen dhe e sigurtë është që nga dhuna e votës do të largohen.

Askush nuk do ua falë prishjen e festës, sepse siç thoshte Beu më perendimor i Shqipërisë së vjetër, jetojmë ende në “një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, sa djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë “.

Nga idilizmi i Faik Konicës tek banaliteti i bastardëve të Ilir Metës dhe Sali Berishës, që dolën në shesh për tu imponuar me dhunë, ka një det të madh në mes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur nuk po e sheh varkën e tij që po mbytet nga pafuqia për tu ngritur në lartësinë e liderit të një Shqipërie tjetër të shekullit XXI.

Dikusht duhet ti thotë se historikisht, lulet i kanë mundur armët, ndaj tentativa për të vrarë Ditën e Verës me dhunë, është thjeshtë parathënia për humbjen që e pret me votë!