minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një porosi për qeverinë e Kosovës!

0
Një porosi për qeverinë e Kosovës!

Nga Enver Robelli

Masat e pamenduara mirë e diskreditojnë qeverinë.

Ora policore nuk sjell asgjë në uljen e shifrave të infektimeve.

Vaksina e tretë është problematike për shkak se jo pak njerëz në Kosovë dhe gjetiu nuk janë vaksinuar fare ose kanë marrë vetëm një dozë.

Advertisement

Kjo, megjithatë, nuk domethënë që ata që përbuzin shkencën mund të kenë më shumë të drejta se ata që i besojnë shkencës. E vërteta e pamohueshme është që vaksina shpëton jetë.

A është pak kjo? Jo! Në vend të masave që shkaktojnë huti, komplet qeveria, deputetët, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë duhet të dalin në terren të bindin njerëzit për t’u vaksinuar. Këtu edhe opozita mund të ndihmojë, sepse virusi nuk i prek vetëm përkrahësit e qeverisë.

Para virusit të gjithë janë të barabartë. Masat stihike të qeverisë janë marrë edhe për shkak të gjurmëve që ka lënë situata në verën e kaluar, me gati 40 të vdekur në ditë.

Por tronditja nga e kaluara nuk e arsyeton stihinë e sotme. Me rëndësi primare është vaksinimi! Nuk mjaftojnë apelet e vakta nga zyrat e ngrohta qeveritare. Ministrat e kanë vendin në terren.

Advertisement

Ku janë profesorët universitarë që nuk apelojnë për vaksinim? Çka bëjnë arsimtarët e nivelit fillor dhe të mesëm?

Institucionet e tjera të dijes? Mediat?

Gastronomët që në mënyrë agresive vajtojnë poshtë e lartë, por në pothuaj asnjë lokal nuk kërkohet certifikata e vaksinimit? Asnjë qeveri nuk e lufton dot virusin nëse një pjesë e madhe e qytetarëve janë të papërgjegjshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit