Një pyetje e vështirë për Berishën!

Nga Dritan Hila

Rihyrja e Berishës në sallën e Kuvendit rihap lojën institucionale të PD.

Prania e tij në sallë padyshim që ve në siklet pjesën e cila nuk e ka ndjekur në shizmën e tij por edhe hap pikëpyetje të mëdha.

Njeriu i cili është mësuar që ku të jetë ai është edhe kryet e tavolinës, ka peshën e vet në qëndrimet e PD në të ardhmen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo do të fillojë që me betejat e para parlamentare. Është kuriozitet se çfarë qëndrimi do të mbajë ai kur Basha të akuzojë qeverinë për çështjen e inceneratorëve. A do ta akuzojë ai në sallë grupin e Bashës për flirt me Ramën? Ose cili do të jetë qëndrimi i grupit filoberishë ndaj votimeve të ligjeve të ndryshme që do promovojë grupi i Bashës?

Salla e parlamentit mund të shërbejë edhe si ngjitës për afrimin e heshtur të dy grupeve, por mund të jetë edhe vend ku mund të nisin përplasjet.

Pikë kurioziteti është edhe si do sillet grupi i Bashës ndaj iniciativave të Berishës. Dihet talenti i Berishës për të fuqizuar dhe bërë bërtitëse kauzat. A do të bashkohet edhe ai i Bashës, duke lënë kështu shijen e një nënshtrimi të tij ndaj linjës së ish-shefit të tij.

Pa folur pastaj për prezencën e njëkohshme në sallë të dy liderëve, ku sharjet mes tyre nuk kanë qenë aspak në nivelin teatral.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E në këtë mes nuk do të mungojë personi i cili e ka specialitet të tij ndezjen e sherrit mes palëve për të dalë në fund i fituar ai vetë, Edi Rama.

Tashmë në sallën e kuvendit përveç luftës verbale që po mësohemi, do kemi edhe luftën psikologjike, ku Basha ende nuk e ka provuar veten ndërsa Berisha nuk është më ai i pari./dritare.net