minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk vihet në diskutim ëndrra shqiptare për Perëndimin. E vjetër sa shekujt

0

Nga Alba Malltezi

Ndërsa kryeministri Rama shtërngon duart në Ankara, shumë shqetësohen për ëndrrën shqiptare në Bashkimin Europian. Sa gabim!

Kush mund ta shuajë ëndrrën europiane të një populli që nuk nis sot, as 100 ditë më parë, as 100 vite më parë. Kur Skëndërbeu u rrit në oborret e Sulltanëve e u shërbeu atyre me forcën e një shqiptari të zgjedhur, askush nuk ja shkatërroi ëndrrat për të dashuruar Europën, Italinë fqinje, e për t’u bërë aleatë të tyre.

Kur Abdyl Frashëri, Naim Frashëri. Sami Frashëri, Faik Konica, kishin të gjitha mundësitë të dashuronin Turqinë, ata ndricuan shqiptarët të ëndërronin e dashuronin perëndimin: Europën, Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Eshtë e vërtetë, në emrat e mbiemrat tanë, në kuzhinën e telenovelat tona, në spitale e shkolla, në telekomunikacion e investime ka shumë Turqi.

Turqia është realiteti ynë në rrënjët e 500 viteve pushtim nga një perandori, por Perëndimi, SHBA dhe BE janë ëndrrat ku qindra e mijëra shqiptarë kanë nisur jetën e tyre mga fillimi: fëmijët nëpër shkolla, të rinjtë, prindërit, janë pozicionuar tashmë që pas rëniës së dikaturës, si diamantë të vegjël që mbajnë të freskët dhe të bukur pëlhurën sociale.

Provoni të udhëtoni në Itali, nga jugu në veri; Shkoni në ristorante, piceri, spitale, bashki, zyra juridike, startupe dhe shihni nëse nuk takoni aty një shqiptar/e të mirë.

Cdo shqiptar i buzëqëshur, i kënaqur, i lumtur i butë, i jashtëzakonshëm, krenar që po kontribuon me punën e tij në Perëndim. Pastaj më tej në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Britaninë e Madhe e në Amerikë…

Advertisement

Shqiptarët bëjnë bukën, djathin, mocarelat; infermjerë e mjekë në spitale, ambiciozë nëpër shkolla e konkurrues në bizneset e mesme. Brilantë në balet, teatro, opera, pikturë.

Askush nuk duhet të vërë në diskutim ëndrrën dhe dëshirën shqiptare drejt Perëndimit. Nëse e bën, ose nuk na njeh, ose kërkon të hedhë tym a të shkaktojë tension të panevojshëm. Shpresojmë, të paqëllimshëm!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit