minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

0
Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Engjëll Serjani

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të parkut arkeologjik. Ka një përplasje përjashtuese të funksioneve të tyre: parkut arkeologjik të hapur për vizitorë nga vendi e bota dhe bazës ushtarake rreptësisht të ndaluar për t’u parë e vizituar për qëllime sigurie. Më problematike bëhet kjo situatë në rrethanat kur sipas disa mediave ka ide e propozime që kjo bazë ushtarake strategjike qysh në antikitet e deri sot të rimodelohet si bazë ushtarake e NATO-s, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

Projekti i rimodelimi të Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit, në interes të NATO-s dhe projekti për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Orikut, në interes të turizmit, në gjendjen e sotme, përjashtojnë tërësisht njera-tjetrën.
Baza, parku, apo të dy? – Kjo është çështja!
Situata shtron nevojën e një studimi më të plotë të territorit të zonës së mbrojtur dhe të potencialit arkeologjik të Orikut.

Drejtuesit e Parkut kanë propozimet e tyre për rizonifikimin e parkut që insistojnë të mbahen parasysh vlerat e të dhënave aktuale arkeologjike për zonën, zbulimet e reja të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-zvicerane dhe përfshirjen brenda zones së mbrojtur edhe të një territori tjetër të pasur me material arkeologjik. Këto propozime detyrimisht duhet të rakordohen me projektin e rimodelimit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit me qëllim që, shprehur në mënyrë metaforike, parku dhe baza ushtarake të funksionojnë pararelisht, si tek “fandi” i gjeneralit rus Zheleznovit tek filmi “Ballë për ballë”.

Advertisement

Idetë dhe propozimet për zgjidhje në terren janë të shumta, por gjithsesi nuk mund të merren parasysh pa një studim të përbashkët të ekspertëve ushtarakë dhe arkeologë.

Këto studime të kombinuara apo rakorduara, që për parkun arkeologjik mund të jetë edhe një “plan menaxhimi” i plotë dhe afatgjatë, janë një nevojë urgjente pasi situata perjashtuese ndaj njera-tjetrës i ka lënë në harresë dhe jashtë funksioneve edhe parkun arkeologjik edhe bazën ushtarake. Bie fjala, qysh prej vitit 1958 kur u organizua një ekspeditë me ushtarak dhe arkeologë shqiptaro-sovjetik që gërmoi rreth 400 m² deri në vitin 2007 kur në Orikumin Antik nisi punën misioni arkeologjik shqiptaro-zviceran, çdo informacion për këtë pasuri merrej vetëm me letra, sepse nuk kishte as gërmime arkeologjike as vizita e turistë. Mandej edhe një monument në formë gjysmë harku zbuluar nga arkeologet shqiptarë dhe rus u interpretua gabimisht si teatër.

Ndërkohë që i njëjti monument i Orikut Antik, gjatë kërkimeve arkeologjike të mision shqiptaro-zviceran u saktësuar se nuk ishte teatër, por një monument unikal dhe shumëfunksional, me funksion parësor largimin dhe drenazhimin e ujërave që vinin nga kodra jashtë qytetit.

Për shkak të përparësive që ka siguria kombëtare, ideja e rimodelimit të bazës ushtarake mund të mos presë dhe mund të mos ti hapë kohën parkut arkeologjik të mendohet gjatë. Nisur edhe nga specifika e studimeve të trashëgimisë kulturore antike që shoqërohen me debate dhe darkortësi të vështira shkencore, duhet të jenë institucionet kulturore dhe shkencore që të marrin inisiativën e nisjes së një studimi apo plani të plotë menaxhimi për të ardhmen e parkut arkeologjik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit