Patronazhistët në punë, PD në udhëkryqin mes statutit dhe foltores…

Nga Luan Rama

Edhe pse zyrtarisht Partia Socialiste duket se po e përcjell me indiferentizëm krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike, në të vërtetë socialistët nuk është se bëjnë ndonjë përpjekje për ta fshehur ngazëllimin për gjendjen në të cilën ndodhen kundërshtarët e tyre.

Kryeministri Edi Rama e gjen kohën sa herë që shfaqet para kamerave, sidomos kur është në Kuvend, që t’iu adresojë ndonjë këshillë apo sugjerim, më së shumti në trajtë shpotish e qesëndisjesh, si për të dëshmuar jo vetëm epërsinë e pushtetit, por edhe komoditetin që të ofron një kundërshtar në hall.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste që qeveris në mandatin e tretë rradhas, ka luksin të eksperimentojë me pushtetin, e madje edhe të na ofrojë prej projekteve të dërgimit të satelitëve në hapsirë e deri tek idetë për krijimin e akademive për barinjtë apo për pajisjen e tyre me panele diellorë, që barinjtë të kenë mundësi të karikojnë telefonët e tyre celularë ndër lëndina dhe bjeshkë ku kullosin bagëtitë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa vetë Partia Socialiste, që në zgjedhjet e 25 prillit sipas raportit të OSBE/ODIHR-it nuk e dinte se ku ishte ajo vetë e ku ndahej prej saj administrata publike, pas riorganizmit përmes rishpërndarjes së drejtuesve të saj nga njëri qark në tjetrin, duket se ka nisur punën për zgjedhjet e ardhëshme.

Edhe pse legjislatura e re e Kuvendit mendohej se do të kishte një qasje tjetër në raport me opozitën, asgjë nuk ka ndryshuar as në njërin krah e as në tjetrin.

Secila palë në llogoren e vet e secila për interesin e saj.
E njejta gjuhë, e njejta retorikë, e njejta sjellje.

Pavarësisht kohës që ikën e sfidave që shoqëria shqiptare duhet të përballojë me procesin e integrimit që ka mbetur në vend, me korrupsionin që vazhdon të gëlojë e gërryejë pa patur frikë nga shteti e nga ligji, me pasigurinë e të nesërmes që imponon braktisjen e vendit duke e bërë shpopullimin plagën e madhe në shpirt të kombit, socialistët në pushtet, ndjehen të qetë e të patrazuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Patronazhistët janë në punë, nderkohë që Partia Demokratike vazhdon të gjendet mes Statutit të Gaz Bardhit dhe Foltores së Doktorit, në pritje të mësojë fatin e saj.