
Ja sesi shprehej para disa ditësh një nga “doktorët” e Pd së, poeti Preç Zogaj
PD: Të rritet apo jo, kjo është çëshjta.
“”Megjithëse mund t’i kujtojë shumëkujt arketipin e dilemës së famshme “të rrosh a të mos rrosh” titulli i këtij shkrimi nuk shtrohet si dilemë për demokratët.
Kam një keqardhje të thellë si prind dhe si mjek për cilindo fëmij autik dhe familjen pjesëtar i së cilës është. Në mitingun e parë celebrues të PD së në qytetin Studenti Z. Kasëm Trebeshina bëri një deklarim historik: Fëmija paska lindur i vdekur”.
Pas 30 vjetësh unë do i bëj një korigjim deklaratës së zotit Trebeshina. “PD erdhi në jetë si një fëmijë autik”. Në ADN ën e saj kishte aberracione të rënda genetike.
Poeti Zogaj e kupton më mirë se shumë të tjerë rreth tij që, një fëmij autik mund të rritet në moshë por fatkeqësisht truri nuk arrin t’i maturohet, i mbetet në nivel qënieje biologjike. Mjerisht, e papajtueshme si qënie shoqërore.
Për fatin e keq të Shqipërisë, fëmija e saj autik, mund të djegë shtëpinë, e dogji, mund të jetë agresive dhe vrasëse me familjarët e vet, kështu bëri me të vetët, mund të shpërthejë me akte vandale ndaj atyre që marrin përsipër të kujdesen për të, kështu bëri me kujdestarët e saj të huaj, etj, etj,.
Destini i një qënieje autike është i paracaktuar. Më dhëmb deri në palcë kur e them si prind, si mjek dhe si qytetar. Vumë gjithë shpresat te fëmija jonë, te ky djalë i parë. Preç, PD ja do rritet, mos kij merak, për këtë të siguroj do vazhdoj të rritet si një qënie politike shqiptare autike. Mjerë kujt i bie në pjesë.
Juve dhe Z. Starova, ish ministrit, Z. Nesho, ish ambasadorit e kompani, për opcionet e trajtimit do u sugjeroja që të konsultonit Zonjën Berisha. Njohëse e autizmit në nivel europian. Mundësi konsultuese më profesionale dhe me më pak kosto nuk mund të gjeni tjetërkund.