Nga Gjergji Koja

U be ca kohe qe ne Tirane nuk po ndjehej me as era e qelbur e djegies se plehrave ne sharre dhe as nuk na vinte me mbi koke reja e tymit nga kjo djegie vrastare.

U interesova dhe konstatova se ai pirgu i qelbur sa nje mal i mbetjeve qe Tirana prodhonte cdo dite dhe qe digjej ne fushe depozitimin e Sharres pa bere as ndarje ne burim, as proces riciklimi dhe as proces kompostimi sipas teknikave higjeno sanitare, nuk ekzistonte me.

Ishte ne kufijte e te pabesueshmes, por mali me “plehra” i Tiranes ishte kapsuluar pothuaj i teri dhe ishte mbjelle me fidane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne ate zone qe ishte bere tmerri i Tiranes dhe i Shqiperise, tani gjen impiantin e ndarjes ne burim te mbetjeve sipas parametrave te BE, landfillin gjigand te kapsulimit te mbetjeve te ngurta krejt modern dhe te perfunduar, landfillin e kapsulimit te mbetjeve te rrezikshme gjithashtu krejt modern ne perfundim e siper, pergatitjen infrastrukturore te fillimit te ndertimit te inceneratorit te mbetjeve me teknologji italiane(BE),( Vienna e ka ne mes te qytetit) i cili e ka zero mundesine e emetimit te gazrave te rrezikshem ne ajer dhe i cili do te prodhoje energji elektrike qe do ti shtohet rrjetit ekzistues, sepse aty ngjitur do te ndertohej dhe stacioni elektrik perkates.

Gjithe ketyre u shtoheshin edhe tre liqene te vegjel artificiale te ndertuar aty te pasuruar edhe me rasate peshku, uji i te cileve perdorej per disa qellime, si edhe disa mijera fidane pemesh te mbjelle aty dhe qe ne krye te disa viteve do ta kthejne zonen e gjelberuar ne pyll! Pa permendur ketu edhe faunen e pasur ne kafshe qe kishin vendosur aty!!

Te ma kishte thene njeri kete, per ate Zot nuk do e besoja, po te mos e kisha pare vete.

Por tani shqiptaret jane ne nje hall tjeter te madh: po i terrorizojne me gogolin e inceneratorit! Keta terrorizues ( politike me se shumti) qe demek i preu barku se sa shume po vjedh qeveria me inceneratoret( nuk marr kurre persiper te merrem apo te justifikoj kostot e ketij investimi, por po trajtoj impaktin ne shendet te ketij revolucioni teknologjik) nuk jane shprehur dhe nuk shprehen kurre se si do ti trajtojne mbetjet nese do vijne ne pushtet: pra jane per djegien kriminale te plehrave ne sharre si deri me sot, apo jane per ndarjen e tyre ne burim, kompostimin, inceneremin dhe riciklimin e tyre sipas metodave dhe teknologjise se BE sic ka nisur tani te procedohet ne Sharre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Se dyti,si ka mundesi qe keta segmente politike te mos sensibilizojne qofte edhe nje here te vetme popullaten(jo elektoratin) mbi tmerret qe shkaktojne ne shendet mbetjet e rrezikshme si ato teknologjike industriale me permbajtje substancash me toksicitet te larte, mbetjet spitalore infektuese, mbetjet farmakologjike, mbetjet e pesticideve, apo edhe vajrat dhe baterite??!!

Pse nuk sensibilizojne popullaten keta zhurmues se depozitimi halucinant shume vjecar ne Sharre i mbetjeve pa bere asnje ndarje sipas llojit dhe kategorive ka cuar ne clirimin e gazrave dhe lendeve ndotese si: lende e grimcuar, dioksid sulfuri, dioksid nitrogeni, plumb, fosfate etj, te cilat demtojne seriozisht deri ne pasoja fatale shendetin e popullates duke shkaktuar qe nga astma bronkiale e bronkitet alergjike, e deri tek simptomat e helmimit akut dhe kronik nga thithja e metaleve te renda, pa permendur ketu pasojat dramatike te helmimit me plumb te femijeve dhe te moshave te tjera sidomos te komunitetit qe jeton perreth asaj zone, si: anemi e theksuar, hipertension arterial persistent, aksidente cerebro vaskulare dhe demtime te renda te veshkave?!

Nderkohe qe, edhe kapsulimi qe i eshte bere tonelatave te plehrave qe gjendeshin aktualisht ne Sharre, eshte bere sipas nje teknologjie krejtesisht koherente me sistemin e tubave dhe drenazhimin, per te mbajtur nen kontroll dhe detoksikuar gazrat apo furanet qe clirohen nga dekompozimi i mbetjeve ne landfill, duke eleminuar keshtu cdo lloj gazi te demshem dhe toksik qe mund te clirohej ne ajer nga ky dekompozim sic ka ndodhur per vite e vite me rradhe.

Ja perse per banoret e Tiranes kjo eshte ne kufijte e endrres! Te endrres per te mos u semurur me nga PLEHRAT!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetaret nuk duan tia dine sa euro per ton kushton incenerimi i mbetjeve, por duan te mos perfundojne me dyerve te spitaleve dhe qendrave shendetesore te semurur dhe te intoksikuar nga PLEHRAT!

Ja pse mrekullia qe ka ndodhur ne Sharre po i mundeson shendetit te njerezve rrugetimin nga ferri ne parajse!

Perpunimi dhe shkaterrimi i mbetjeve sic e ben Evropa ku duam te hyjme, me ngacmoi te shkruaj keshtu, sepse une jam MJEK, jo llogaritar. Llogaritareve politike te plehrave do tju kujtoja se u del dhe mjafton postulati: kush ndot, paguan!!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";