Po Lulzim, është e vërtetë: Peshku qelbet nga koka!

Nga Alfred Peza

Nga atje ku është duke larguar vapën e madhe të kësaj vere, Lulzim Basha rri që rri kot si gjithmonë, ka nisur tia këpusi herë pas here ndonjë postimi në rrjetet e tij sociale. E përbashkëta e tyre është bërë mbyllja, me një shprehje të vjetër popullore, të cilën me sa duket ai vetë e ka mësuar tani vonë.

“Peshku qelbet nga koka”,- është refreni, me të cilën ka nisur ti mbyll postimet Lulzim Basha. E përdori atë kur u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Apo kur SPAK kërkoi arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe zyrtarëve të tjerë lokalë atje. E më pas edhe për arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Brendëshme, të akuzuar për çështjen e tenderit të uniformave të policisë.

Me siguri që do ta përdori, edhe në rastet e tjera që mund të ndodhin në vijim, por vetëm atëherë kur bëhet fjalë për zyrtarë apo “ish”-a të kësaj mazhorance. A thua se temat që janë objekt i punës së drejtësia si; abuzimi me postin, me pushtetin, korrupsioni, keqpërdorimi i fondeve publike, buxhetit të shtetit, taksave të qytetarëve, etj., janë çështje të majta. Janë çështje qeverie. E për rrjedhojë, opozita gëzoka apriori të drejtën ekskluzive, për të akuzuar për to kolektivisht kundërshtarët politikë, e jo përgjegjësitë juridike të të akuzuarve konkretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka dy qasje të pështira, në kulturën e të bërit opozitë në Shqipëri, kur vjen puna tek raporti me drejtësinë në përgjithësi dhe institucionet e reja të drejtësisë në veçanti:

E para, tani që SPAK po demonstron vullnet konkret për të goditur krimin pa parë ngjyrat e partive por vetëm provat e veta juridike, opozitarët po mundohen ta banalizojnë me çdo kusht, çmontimin e shpejtë që po i bëhet kulturës së deridjeshme të pandëshkueshmërisë. Duke i quajtur të gjithë të akuzuarit e të arrestuarit, sado lart në hierarkinë e shtetit e pushtetit, thjeshë ca “peshq të vegjël”.

E dyta, kur të goditurit dhe të shënjestruarit nga SHBA e deri tek SPAK, janë pjesë e opozitës dhe ish pushtetarë të saj, atëherë ata kanë gati akuzën e një drejtësie selektive që synon ruajtjen e stabiliteti në dëm të demokracisë në Shqipëri. Pra për ta, nëse Departamenti i Shtetit godet një socialist kjo është OK, por nëse në listën e zezë është një opozitar, atëherë kjo është e keqe dhe e dëmshme për vendin tonë.

Lulzim Basha është bartësi kryesor i kësaj kulture të të parit të gjërave me dy standarde të kundërta, kur vjen puna tek ndëshkueshmëria. Ndaj kushdo që goditet në Shqipëri, për Kryetarin e PD nuk mjafton. Për të dhe opozitarët e tjerë gjithçka do ishte në rregull vetëm në një rast: Nëse i godituri, ai akuzuari, i shpalluri “non grata”, i futuri në listën e zezë të SHBA, do të ishte vetëm ai e kush tjetër: Edi Rama!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përderisa i godituri nuk është kundërshtari kryesor i Lulzim Bashës dhe zhbërësi i ëndrrave me pushtet i opozitarëve të tjerë si ai, i vetmi ngushëllim mbetet që të thonë: Peshku qelbet nga koka!

Sigurisht që “peshku qelbet nga koka” Lulzim. Ndaj SHBA e kanë akuzuar babain tënd politik Sali Berisha si “të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm”.

Sigurisht që “peshku qelbet nga koka” Lulzim. Ndaj Departamenti Amerikan i Shtetit e ka akuzuar liderin tënd historik si “të përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”.

Po Lulzim, është e vërtetë: Peshku qelbet nga koka! Ndaj Antony Blinken thotë për paraardhësin tënd në krye të PD dhe garantin e qëndrimit tënd akoma aty, se “retorika e tij (Sali Berishës) tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familijes dhe aletatet e tij politik në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po Lulzim, po. Peshku qelbet nga koka. Ndaj DASH thotë se “do të vazhdojë të përdorë autoritetin për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon” si Sali Berisha.

A quhesh peshk i madh nëse ke qenë për 30 vjet me radhë Kryetar i PD, President, Kryeministër dhe lider real i opozitës në Shqipëri? Po kokë peshku, a quhesh Lulzim, nëse e ke emrin Sali Berisha?!