Nga Astrit Patozi

Rregulloni frymëmarrjen çuna, se edhe 3-4 ditë duhen që të mbarojë ankthi juaj i dëshpëruar.

8 marsi është afati i fundit i listës së kryetarit dhe pikërisht atëherë do të luhet nata e “thikave të gjata”. Më saktë seria e dytë e këtij filmi. Sepse të parën e kemi parë katër vjet më parë.

Do të prisni sërish deri në orën 24 00 me zemër të ngrirë, por nuk do të kapeni në gjumë si miqtë e Hitlerit, që u zgjuan të lebetitur pa e kuptuar asnjëherë derisa i vranë, se përse ishin caktuar armiq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe mos u mërzisni pastaj, kur të më dalë prapë fjala. Njësoj si kur ju thashë që mos hyni në atë derë, mor trima, mos i digjni mandatet apo që zgjedhjet lokale do të mbahen dhe asnjë shqiptar nuk do të vritet.

Sepse jam dakord me atë shprehjen e urtë, që po më gënjeve herën e parë, e ke fajin ti, por po ma bëre prapë, e kam fajin vetë.

Duket sikur perëndia e ka caktuar me dorë që ditë-nata tmerrësisht e gjatë e listave të mbyllura të jetë edhe festa e grave, ndoshta në mungesë të burrave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";